Irani demonstron në Paris në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Kundër Torturës dhe Ekzekutimeve në Iran
Një demonstratë e madhe u mbajt në Paris më 11 dhjetor, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor) kundër regjimit gjakatar të mullahëve dhe ekzekutimeve dhe torturave në Iran.
Kryetarja e zgjedhur e NCRI-s, Maryam Rajavi, dërgoi një mesazh për demonstratën, e cila përkoi me Samitin e “One Plannet” në Paris. Ajo tha, “Mbrotja e të drejtave të njeriut dhe e mjedisit në Iran varet nga ndryshimi i regjimit.”
Ajo shtoi: Regjimi klerikal dhe IRGC-ja e tij shkatërrojnë vazhdimisht kapacitetet mjedisore të Iranit për planet e tyre ushtarake dhe të sigurisë. Për të frenuar krizat e brendshme dhe paqëndrueshmërinë e tyre, ata i janë drejtuar luftës dhe masakrimit të popujve të rajonit. Prandaj, realizimi i kërkesës urgjente të popullit iranian për të rrëzuar diktaturën fetare në pushtet kërkon jo vetëm të ringjallë lirinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe mjedisin në Iran, por është thelbësor për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën.
Një numër personalitetesh franceze, evropiane dhe arabe morën pjesë së bashku me mijëra iranianë në miting. Ata përfshinin ish-Kryeministrin algjerian Sid Ahmed Ghozali; Jean-François Legaret dhe Jacques Boutault, kryetarë të bashkive të distriktit të Parë dhe të Dytë të Parisit; Jean-Pierre Michel dhe Jean-Pierre Brard, ish-anëtarë të Asamblesë Kombëtare Franceze dhe Senatit; Jean-Pierre Becquet, ish-kryebashkiak i Auvers-sur-Oise; Guvernatori Yves Bonnet, ish-drejtor i DST; Alejo Vidal Quadras, President i Fondacionit për Kërkimin e Drejtësisë dhe ish nënkryetar i Parlamentit Europian; Struan Stevenson, President i Shoqatës Evropiane për Lirinë e Irakut; Gjyqtari François Colcombet; Mehdi Same’e, kryetar i Komitetit të Industrive të NCRI; Pierre Berci, President i Fondacionit të Ri për të Drejtat e Njeriut; dhe Jacky Duminy, kryebashkiaku i Ors. Gerard Lauton lexoi mesazhin e Presidentit të Sindikatës së Mësuesve. Mohmoud Ghobash nga opozita siriane, dhe Jamal Al-Awazi, President i Agjencisë Ndërkombëtare të Shtypit në Paris, gjithashtu folën në manisfestimin e iranianëve në Paris në Ditën e të Drejtave të Njeriut.