Albspirit

Media/News/Publishing

Instituti i Seksologjisë: Kutia e orgazmës mund të kurojë edhe kancerin

 

 

Orgazma është kura për të gjitha problemet e shoqërisë. Të paktën kështu pretendonte psikoanalisti austriak, Wilhelm Reich, i cili në vitin 1940 krijoi kutinë e seksit, të quajtur “Orgone”. Një imitim i kësaj kutie është vendosur në ekspozitë në Londër nga Instituti i Seksologjisë. Në ekspozitë ka edhe të tjera pajisje seksuale dhe punime të ndryshme të ekspertëve të kësaj fushe. “Orgone” ishte një kuti e veshur me metal nga brenda, që pretendohej se krijonte një atmosferë misterioze. Njerëzit që qëndronin brenda saj përjetonin kulmin e kënaqësisë seksuale. Duke alternuar disa materiale organike dhe jo- organike brenda mureve të kutisë, mendohej se krijohej një energji brenda kutisë, që shkaktonte orgazma intensive. Pacientët e Reich vendoseshin brenda kutisë për të trajtuar sëmundje. Disa media në atë kohë shkruanin se ajo shëron edhe kancerin. Kuratorët e ekspozitës tani shpresojnë që vizitorët do të provojnë këtë kuti, në përpjekje për të nxitur një debat në lidhje me identitetin dhe sjelljen seksuale.

Please follow and like us: