Gruaja i betohej për besnikëri, burri gjen listën e 15 dashnorëve në kompjuter
Nuk është mirë kur të tradhtojnë. Por britaniku Bobby u shokua kur zbuloi se e shoqja kishte një listë të dashnorëve, të cilën e kishte ruajtur në kompjuter. Çifti ka katër vite i martuar. Pesë muaj më parë, Bobby zbuloi se Penny kishte një aferë dhe vendosi të ndahej me të. Por më pas ndërroi mendje. Gjërat u bënë më të veshtira, kur ai i zbuloi listën e partnerëve seksuale në laptop. Ata ishin në rend kronologjik. Ai ishte i 13-ti dhe pas tij kishte edhe dy të tjerë. “E bëra listën për shkak se nuk i mbaja mend të gjithë,” tha ajo. Penny tha se nuk i besonte të shoqit, pasi ai bënte telefonata në orën katër të mëngjesit. Por pasi u ballafaquan në një studio televizive, Bobby pranoi se edhe ai kishte tradhtuar. Çifti ka një fëmijë.