Sekretari Mattis në Azi pas ndryshimit të Strategjisë së Mbrojtjes
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis po udhëton në Indonezi dhe Vietnam, dy vende që kanë marrë një qëndrim më të guximshëm se të tjerët kundër pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore. Udhëtimi ndodh në një kohë kur Pentagoni po e rikthen fokusin në përparësitë e tij në atë që e quan “konkurrencë e fuqive të mëdha” me Kinën dhe Rusinë.
Shefi i Pentagonit Jim Mattis të premten njoftoi një ndryshim të madh në prëparësitë Shteteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes.
“Ne do të vazhdojmë fushatën kundër terroristëve në të cilën jemi të angazhuar sot, por konkurrenca e fuqive të mëdha, e jo terrorizmi, tani është fokusi kryesor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Sekretari Mattis.
Në mënyrë të veçantë, Strategjia e re e Mbrojtjes Kombëtare e Sekretarit Mattis përmend “kërcënimet në rritje” nga Kina dhe Rusia.
Raporti vuri në dukje se Kina po përdor “ekonominë grabitqare” për të frikësuar fqinjët e saj, ndërsa “po militarizon zonat në Detin e Kinës Jugore”.
Deti i Kinës Jugore do të jetë një nga temat kryesore të vizitës së Sekretarit Mattis në Azinë Juglindore.
Vietnami dhe Indonezia po modernizojnë ushtritë e tyre dhe po tregojnë një gatishmëri më të madhe për t’iu kundërvënë pretendimeve territoriale të kontestuara të Kinës.
Vietnami, në veçanti, është një partner gjithnjë e më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, thotë Carl Thayer.
“Vietnami nuk është një aleat i Shteteve të Bashkuara. Politika mbrojtëse e Vietanimit nuk përfshinë krijimin e aleancave, nuk ka asnjë bazë të huaj në vend. Kështu që do të duhet të shohim se çfarë drejtimi do të marrë ky bashkëpunim ushtarak. Por, modernizimi i ushtarak e ka bërë Vietnamin shumë të fuqishëm”, thotë zoti Thyer.
Por udhëtimi i Sekretarit Mattis mund të përqëndrohet gjithashtu në përparësitë më të menjëhershme në rajon, duke përfshirë intensifikimin e trysnisë mbi Korenë e Veriut dhe luftën kundër qindra luftëtarëve të Shtetit Islamik që janë kthyer në Azinë Juglindore nga Iraku dhe Siria.
Një kujtesë se, edhe pse përparësitë afatgjata të mbrojtjes mund të ndryshojnë, problemet e vjetra nuk duket se po largohen.