Kapet taksisti shqiptar që përdhunonte vajzat në makinë
Policia e Milanos ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar me leje qëndrimi në Itali, me akuzën e dy episodeve të dhunës seksuale ndaj dy vajzave të reja.
Ai është identifikuar falë një detaji që ndodhej në automjetin e tij, një zemër e madhe e kuqe prej stofi e varur në pasqyrën e brendshme të makinës.
Sipas asaj që raportojnë sot mediat italiane, hetuesit kanë vërejtur objektin në imazhet e filmuara nga një telefon celular i njërës prej dy viktimave, të cilat ndërsa shoqëroheshin në shtëpi me miqtë e tyre (të zbritur para saj), e kanë inkuadruar rastësisht.
Rasti i sulmeve seksuale ka qenë i ngjashëm në të dyja episodet. Shqiptari ndodhej jashtë diskotekës “Old Fashion” dhe u afrohej të rejave, duke i ofruar t’i shoqëronte në shtëpi. Në të dyja episodet, të ndodhura në 24 korrik 2016 dhe 11 nëntor 2017, 30-vjeçari ka përfituar nga gjendja gjysmë e dehur dhe lodhja e vajzave, duke i përdhunuar në makinë në rrugë të shkretuara rreth orës 4 dhe 5 të mëngjesit. Të dyja vajzat janë mazhorene dhe në njërin nga rastet bëhet fjalë për një shtetase të huaj.
Edhe pse vajzat kishin treguar në polici se kishin dëgjuar një theks napolitan tek i dyshuari, hetuesit dolën në përfundimin se bëhet fjalë për të riun me origjinë shqiptare me precedentë jo specifikë penalë. Mes të tjerash, shqiptari kishte një jetë të dytë “normale”: menaxhonte një piceri të familjes.
Prova që e vuri me shpatulla pas murit të dyshuarin ishte kryerja e ADN-së: në trupat e vajzave janë individualizuar gjumë të të riut, pastaj të konfirmuara nga akuzat.
Hetuesit milanezë, janë të bindur se bëhet fjalë për një përdhunues “serial” dhe dyshojnë se këto dy të fundit, nuk mund të jenë rastet e vetme të përdhunimeve.