+18/Hakmerret modelja me shpenzimet e deputeteve dhe pozon lakuriq
Shpenzimet e fryra te deputeteve me taksat e kontribuesve, kane ngacmuar nje modele britanike. Ajo ka zgjedhur nje menyre te vecante dhe ka protestuar e zhveshur kunder ketyre shperdorimeve. Nudo dhe me trupin e lyer me ngjyrat e flamurit europian, ajo ka dale ne mbeshtetje te nje fushate, qe kerkon transparence me te madhe per shpenzimet e politikaneve evropiane.
Modelja ishte lyer me ngjyre bojeqielli nga koka tek kembet, ndersa ne dy gjokse kishte pikturuar dy yje ne ngjyre te arte. Amy Diamond ka zgjedhur seline e parlamentit britanik Westminster dhe oren e Big Benit ne qender te Londres per te pozuar perpara kamerave.
Kohet e fundit jane shtuar polemikat per shpenzimet e politikaneve, pas skandalit qe perfshiu edhe parlamentaret ne Britani.