Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja në Hollivud: Me rrogën e një muaji jetova një vit

Erigerta Deda, vajza nga Mirdita, është pjesë e filmit të fundit “Fast and Furious” bashkë me dy aktorë të tjerë shqiptarë, Erand Hoxhën dhe Marko Cakën, të cilët interpretojnë në “Fate of the Furious”.

Erigerta është lindur në Rrëshen, por jeton prej vitesh në Amerikë. Ajo fillimisht është larguar në Angli dhe më pas familja e saj ka fituar Lotarinë Amerikane.

Ajo ka studiuar aktrim dhe shkrim skenaresh në Universitetin e Ohajos, ndërkohë që shqipen nuk e ka harruar.

Edhe pse Erigerta, e cila ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri, do të vendoset në Atlanta për të qenë sa më pranë industrisë amerikane të filmit, ajo ka thënë që do e priste me shumë kënaqësi një ofertë për të interpretuar në një film shqip.

Ajo ka thënë  në një intervistë që aktorët shfaqnin interes për të, e pyesnin ku ndodhej Shqipëria dhe donin të mësonin më shumë për vendin, gjuhën.

“Po patjetër, njerëzit janë shumë të afërt. Janë të dashur të respektueshëm. Unë ndihem shumë e afërt me ata, sepse hamë bashkë, rrimë bashkë, flasim lirshëm”, ka treguar Erigerta.

Ndërkohë, pyetjes për pagesën për rolin e saj në këtë film, ajo i është përgjigjur me fjalë të mjaftueshme duke thënë se ka pasur një kontratë mujore dhe nuk i është dashur të punojë për një vit.

Please follow and like us: