Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: 3500 Punonjës të Grupit Industrial Kombëtar të Çelikut në grevë

NCRI – Shumë prej 3500 punonjësve grevistë të Grupit Industrial Kombëtar të Çelikut të Iranit në Ahvaz u kërcënuan nga punëdhënësi privat i kësaj njësie “se do t’i regjistronte mungesë në punë, do të privoheshin nga përfitimet e personelit në ditët e pasivitetit, do të dëboheshin dhe do t’i dorëzoheshin autoriteteve kompetente (arrestim). ”

Të enjten, më 24 janar, Sindikata e Lirë e Punonjësve të Iranit publikoi direktivat e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Grupit Industrial Kombëtar Iranian të Çelikut dhe shkruajti se sipas raportit të punëtorëve të njësisë, “Ky kërcënim zyrtar është bërë si rezultat i grevës së punëtorëve, ndërkohë që punëdhënësi i këtij kompleksi të madh çeliku nuk i ka paguar pagat dhe pagesat e prapambetura të punëtorëve deri në fund të nëntorit dhe refuzon të paguajë çdo pretendim tjetër të 3,500 punëtorëve me pretekste të rreme “.

Greva e 3500 punëtorëve filloi të martën më 23 janar 2018. Sipas raportit, punëtorët e Grupit Industrial Kombëtar Iranian të Çelikut, përveç pagesave të prapambetura, kërkuan angazhimin e punëdhënësit për të paguar pagat e tyre dhe primet e sigurimeve shoqërore, si dhe futjen e sigurimit suplementar, dhe heqjen e menaxherëve që krijuan problemet aktuale.

Sipas një udhëzimi që botoi Bashkimi i Sindikatave të Lira të punëtorëve iranianë, një “numër i vogël” i punëtorëve të Grupit Industrial Kombëtar Iranian të Çelikut u akuzuan për “pengimin e prodhimit dhe punën e xhihadit të kolegëve të tyre”.

Please follow and like us: