Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Bledi Mane: Nuk jam Olti Curri, ai ha pa lekë

Është shquar gjithnjë si një nga gazetarët më kontrovers dhe një fakt të tillë e tregon gjithnjë si në dalje televizive ashtu edhe në shkrimet e tij. Këtë të hëne gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli” për të folur për vrasjen e 21-vjeçares Ariela Murati, e cila tronditi opinionin e tij. Në fund të bisedës kur linja do të kalonte ne kuzhinën e zonjës Tefta, Bledi u shpreh se vetë nuk dinte të gatuante dhe të vetmen herë që kishte tentuar të gatuante ishte kur u përpoq të zinte një vezë që më pas e dogji.  Ai nuk mund të qëndronte pa bërë batuta dhe ftesës së Zonjës Tefta iu përgjigj se nuk ishte si blogeri i njohur Olti Curri, i cili është mësuar të hajë falas./Gazeta Express/

 

Please follow and like us: