Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ndahet nga jeta para kohe për shkak të një sëmundje të rëndë, ish-deputeti i Partisë Demokratike gjatë viteve 2005-2009.

“Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera”, kështu shkruan në Facebook, deputetja demokrate Dhurata Çupi.

Ajo bën me dije se sot mori lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Idriz Xhomara, për të cilin thotë se lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit.

Çupi e cilëson si deputetin e përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit.

“Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68-vjeçare. Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar”, shkruan deputetja demokrate në mesazhin e saj.

Ajo shton se me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës, Partia Demokratike Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që lë pas detyrën për t’i vijuar.

“Ngushëllime. U prehsh në paqe koleg i nderuar”, thotë në mbyllje të mesazhit Dhurata Çupi.

Idriz Xhomara ishte deputet në legjislautrën e vitit 2005-2009 si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Please follow and like us: