Albspirit

Media/News/Publishing

Flasin bashkëshortët, çiklistë Florenti dhe Melania Soum nga Franca

INTERVISTA/Flasin bashkëshortët, çiklistë Florenti dhe Melania Soum nga Franca: Kthimin do ta bëjmë me avion nga kryeqyteti Vietnamit,  Ho Shi Min drejt Parisit më 1 korrik 2019

Si u nisëm me biçikleta nga Franca drejt Vietnamit për të mbërritur në vitin 2019

Albert Z. ZHOLI

Me familjen franceze u njoha nëpërmjet intelektualit frëngjishtfolës Sali Metani. Kur më foli për familjen Soum prej katër personazh (burrë, grua dhe dy djem) u befasova ndaj dhe nuk ngurrova që ti takoj.  Familja Soum është një familje që ka dëshirë  të zbulojë botën. Kjo aventurë sipas z. Metani, ka filluar prej disa vitesh pikërisht në vitin 2004. Florenti 35-vjeç është teknik, ndërsa bashkëshortja Melania 37- vjeçe është profesore vizatimi. Ata kanë dy çuna  Leonin  9 vjeçar  dhe Milion 8-vjeçar. Ata vendosën të  marrin biçikletat dhe të udhëtojnë të katërt për të parë botën.  Ka disa muaj që ata ndërmorën udhëtimin e veçantë si aventurë për të shkuar nga Franca drejt Azisë me destinacion  final Vietnamin. Konkretisht ata janë nisur më 2 gusht 2017 dhe do të përshkojnë një distancë prej 25 000 km. Deri për të ardhur në këtë aventurë të re ata kanë realizuar ëndrrën e tyre 10 000 km me biçikletë nga Franca në Benin pa fëmijët. Aktualisht fëmijët kanë dhe një faqe “cosnet des efants” e rezervuar vetëm për to. Kthimin do ta bëjnë me avion nga kryeqyteti Vietnamit,  Ho Shi Min drejt Parisit më 1 korrik 2019.  Interenari që kanë përshkruar dhe do të përshkojnë  është Francë-Itali-Bosnje-Kroaci—Mal I Zi-Shqipëri-Greqi-Turqi-Armnei—Azerbajxhan-Uzbekistan—Kirgistan-Brimani-Tajlandë—Kinë-Kamboxhia-Laos-Vietnam.

Si lindi kjo nismë kaq e vështirë?

Kemi 12 vjet të cilët jemi nisur, unë Florenti dhe Melania gruaja ime së bashku të  dy sepse duke udhëtuar me biçikletë zbulon vendet, popullsinë, zakonet, kulturat. Kjo ishte në vitin 2004. Pastaj u nisëm me familjen dhe me dy fëmijët që kishin  lindur. Jemi nisur drejt Vietnamit sepse ishte gruaja  ime që  dëshironte të shkonte në Vietnam. Atëherë pamë që për të shkuar atje me biçikletë duhet të kalonim nëpër shumë  vende dhe shtete. Kjo ishte një mundësi për ta zbuluar këtë botë. Kjo  ishte një pasion i joni.

-Kur janë vende malore si ja dilni?

Për momentin me këtë interenerar që kemi përshkuar nuk ka pasur shumë vende malore, me përjashtim të Malit të Zi. Kur është terreni fushor ecim shumë më  shpejt, kur është malor biçikletës i japim pak më ngadalë. Plotësojmë kohën sipas vendeve, fushore apo malore.

-Sa km bëni në ditë?

Afërsisht 40-50 km. Pra kemi një distancë të përcaktuar. Kur bëjmë më pak në vendet malore, bëjmë më shumë në ato fushore.

-A njihnit Shqipërinë para se të vinit?

Jo, absolutisht aspak. Në Francë njihet shumë pak Shqipëria. Unë e njoha pak  Shqipërinë nëpërmjet babait tim sepse babai im ka pasur mik Sali Metanin.

Çfarë mendimi  keni për Shqipërinë?

Na ka bërë përshtypje vendi juaj dhe pse nuk e njihnim. Kudo që kemi kaluar kemi ndjerë mikpritje por me vendin tuaj çdo gjë ndryshon. Jeni shumë mikpritës. Njerëzit janë  të qeshur, kjo nuk ndodh në Europë ku njerëzit nuk janë shumë  mikpritës. Kemi kaluar edhe në veri dhe ishte shumë i bukur peizazhi atyre zonave. U mrekulluam. .

-Do të ktheheni përsëri në Shqipëri mbas këtij ekskursioni kaq të gjatë?

Ndoshta, meqë na ka pëlqyer do të kthehemi. Ka shanse shumë. Në vendet ku kemi përshtypje të mëdha ne gjejmë kohë dhe rivijmë.

-Si e vazhdojnë shkollën fëmijët?

Kjo është shkolla në distancë. Ne kemi  kurse dhe kemi kontaktuar me shkollën se çfar duhet të dinë fëmijët në lëvizje. Jo çdo ditë por në mënyrë të rregullt i bëjmë mësimet dhe  i ndjekim me mësuesit e shkollës, ku i kërkojmë me internet ku kanë mbërritur dhe si do vazhdojnë. I shpjegojmë mësuesve në vijimësi se çfarë mësimesh kemi  bërë  dhe  çfarë duhet të bëjmë akoma, si janë përvetësuar me qëllim që kur të kthehen në Francë të  jenë në nivelin siç janë bashkëmoshatarët e tyre.

-Kush është mesazhi i këtij udhëtimi?

Ka shumë mesazhe, se në Francë ka shumë ndotje, mbeturina dhe ka shpërdorim të  ujit. Mesazhi është se mund të jetohet shumë mirë duke e kursyer ujin dhe sa më  shumë ajër të pastër. Duhet ti tregojmë njerëzve se edhe me biçikleta është mirë. Kjo  është e rëndësishme edhe për fëmijët që ta zbulojnë botën dhe pastaj të  kthehen me bashkëmoshatarët e tyre në shkollë. Të kenë një vizion tjetër, se nuk  jetohet në Shqipëri si jetojnë fëmijët tanë në Francë. Kemi një faqe interneti që me video dhe me shënime që i shpjegojmë shokëve të klasës si jetohet këtu dhe që njerëzit mund të zbulojnë Shqipërinë si e zbuluam edhe ne.

Please follow and like us: