Albspirit

Media/News/Publishing

Flet Muharrem Rama për përplasjen në Bashkinë e Dibrës: Jemi sulmuar nga PDIU, 4 të plagosur me shkopinj bejsbolli, dyer të thyera

Një ngjarje e paprecedent nga ndodhur sot në mëngjes në Bashkinë e Dibrës. Në fillim u raportua se gjatë ndërhyrjes së policisë është shoqëruar edhe kryebashkiaku Muharrem Rama, por në një prononcim për News 24 kryebashkiaku me profesion kirurg tha se nuk ndodhet në polici por në spital ku po u jep ndihmën e parë të plagosurve përpara zyrës së tij. Sipas kryetarit të bashkisë, gjithçka ka nisur pasi janë pushuar nga puna, të punësuarit nga PDIU-ja në Bashkinë e Dibrës.

Ngjarja sipas Muharrem Ramës

“Ka qenë ora 09:00. Nuk kisha mbërritur në zyrë, por më lajmëruan se kanë ardhur disa ekspontente të PDIU dhe kërkojnë të takojnë kryetarin. Ishin një grup prej 30 vetësh, përfaqësues PDIU-së dhe disa të punësuar nga PDIU në Bashki.Ato kanë protestuar sepse ne kemi larguar nga puna disa përfaqësues të PDIU-së me performancë të ulët. Pikërisht ata kanë ardhur sot dhe kanë dhunuar zyrat e bashkisë. Kane thyer dyert. Nga përleshjet janë 4 të lënduar me mjete të forta. Unë jam tek spitali i Peshkopisë duke u dhënë ndihmë të dëmtuarve. Janë dëmtuar në kokë me shkopinj bejsbolli dhe tuba hekuri. Ne do ndjekim vetem anën ligjore po kryen veprime hetimore për këtë ngjarje. Disa prej tyre janë shoqëruar nga policia”.

Ngjarja sipas gazetarëve lokalë

12 persona mes tyre policë të bashkisë janë shoqëruar në komisariat pas sherrit me sende të forta brenda zyrave të bashkisë. Sherri ka nisur, pasi disa punonjës të shkarkuar nga puna kanë rrahur drejtorin e Burimeve Njerëzore, Drini Mataj me arsyen se është sjellë nga qytet tjetër për të larguar punonjësit e emëruar nga PDIU.

Pas sherrit mes punonjësve dhe drejtorit të ri me shqelma, grushte dhe sende të forta ndërhyri policia, ndërsa drejtori Drini Mataj është dërguar për mjekim në spital, pasi ka disa plagë në kokë, por jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe shoferi i kryetarit të Bashkisë, Hektor Daci.
Autorët janë larguar nga bashkia pas sherrit, ndërsa të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë. Pranë tyre ndodhet edhe kryetari i bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama.

 

Please follow and like us: