Oerd Bylykbashi: Të zgjedhurit në KLP e KLGJ janë të paligjshëm
Edi Rama futi dorën ne thes dhe kapi veten. Madje na tha se qenka kënaqur shume. Madje na besoka me shume tek shorti ku fut dorën dhe kap veten, sesa tek votimi i parlamentit. Helbete, dy kriminele komunizmi, dy te skualifikuar nga ONM ku njeri s’kualifikohet për plagjiature, një ortak zyre te gruas se kryebashkiakut qe nuk ka eksperiencën e duhur, te tjerë qe nuk paguajnë taksa. Te kënaqesh për këtë lloj drejtësie dhe ketë lloj shorti duket perversitet. Po çnuk ka ne këtë dynja!
Dhe një sqarim për Edi Ramën: mos u gëzo kot! Mbrëmë nuk ka patur votim te vlefshëm sepse te mungoi kuorumi prej 94 deputetesh prezentë ne salle. Opozita nuk mund te behej pjese e asaj farse antikushtetuese. Votimi ishte nul si proces, jo si rezultat. Ndaj nuk ka miratim automatik te listave te KLGJ dhe KLP. Nese ata gardiste te kuq marrin detyren, emerimi i tyre është antikushtetues përveçse i paligjshëm. Ta bej këtë sqarim se unë e kam orën me te lire se makina jote apo e familjareve te tu dhe nuk e kam frikë Reformën në Drejtësi. Madje me zor po e pres një drejtësi që nuk e kap kryeministri bazuar në memo e memorandume, por të bazuar ne Kushtetutën e shkruar shqip!