Albspirit

Media/News/Publishing

Emërimi i një Agjenti të Inteligjencës, si Sekretar i Parë i Ambasadës së Regjimit të Iranit në Shqipëri

Pas përpjekjeve të regjimit të mullahëve kundër PMOI në Shqipëri dhe shpërndarjes së agjentëve të inteligjencës dhe Quds Force në këtë vend, Ministria e Inteligjencës (MOIS) emëroi Mostafa Roodaki-n, një agjent veteran i MOIS-it, si sekretar të parë të ambasadës së regjimit në Shqipëri.

Mostafa Roodaki, i cili ishte në krye të qendrës së zbulimit në ambasadën e regjimit në Austri në fillim të vitit 2010, u kthye në Iran në shtator 2014 dhe punoi në selinë qëndrore të MOIS-it. Ai punonte në katin e tretë në ambasadën e regjimit në Austri, i maskuar si ekspert politik. Në fund të misionit të tij në Vjenë, ai u ngrit në pozitë si përgjegjës për qendrat e inteligjencës në të gjitha vendet evropiane. Që nga koha kur ishte në Austri, Mostafa Roodaki ka punuar me rastin e PMOI dhe ka qenë në kontakt me një numër ish-anëtarësh të PMOI (që tani punojnë për regjimin). Për këtë qëllim, udhëtonte herë pas here në Francë.

Duke paguar para, Roodaki përdor ish-anëtarë për të kryer komplote të MOIS-it kundër PMOI-it. Disa agjentë të tjerë të njohur të MOIS-it, si Massoud Khodabandeh, Issa Azadeh dhe Ghorban Ali Hossein Nejad janë në kontakt me të dhe mbështesin aktivitetet e tij.

Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të regjimit për të lehtësuar aktivitetet e Roodaki-t, MOIS ka aktivuar dy degë të MOIS me emrat Qendra Habilian dhe Instituti Dideban nën maskën e agjencive kulturore dhe të shtypit në Shqipëri.

Vlen të përmendet se në vitin 2016, gjatë zhvendosjes së anëtarëve të PMOI në Shqipëri, Gholam Hossein Mohammadnia, një agjent tjetër veteran i MOIS, u emërua ambasador i regjimit në Shqipëri. Mullah Ahmad Hosseini Alast, atasheu kulturor i ambasadës së regjimit në Shqipëri, gjithashtu është i përfshirë në komplotet e regjimit në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Ai është përfaqësuesi i Organizatës së Marrëdhënieve dhe Kulturës Islamike të lidhur me zyrën e Khameneit.

Komiteti i Sigurisë dhe anti-Terrorizmit

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: