Ibrahim Vasjari: Lejleku plak që lart në kambanore
Lejleku plak që lart në kambanore
Sikur çukit merakun që e bren.
Po ikën vjeshta shirash në brerore.
Si tepër plak, këputje krahësh ndjen.
Dhe sheh përreth si drurët zhveshur mbetën.
“Nuk ndahem dot,- mendon,- nga fisi im
Po nisem me të gjallët të ndjek jetën
Që vdekja të më gjejë në fluturim”.
Please follow and like us: