Linda Jarani njihet si aktore që nuk ka komplekse pasi ka bërë skena të ndryshme në shfaqjet që ka marrë pjesë. Në pjesën ‘Boeing boeing’ ku bënte rolin e një amerikaneje, ajo puthi dy aktorë para të gjithë publikut.

Për disa kohë, Linda u bë pjesë e faqeve rozë për shfaqjen Ekus ku fitoi edicionin dhe nuk mori pjesë pasi drejtori i teatrit Hervin Culi deklaroi se ajo nuk pranoi të dilte nudo.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, Linda ka treguar të vërtetën për arsyen përse nuk mori pjesë në shfaqje.

Linda Jarani: Fitova audicionin në korrik dhe lexova pjesën dhe e dija shumë mirë që do dilja nudo sic dija batutat, skenat, gjithcka. Në tetor më erdhi një thirrje nga drejtori për të rënë dakort për kontratën ose pagesën. Ramë dakort, ose do paguhesha me një shumë që ramë dakort, ose ai do më fuste të brendshme 6 muaj dhe nëse do dilja mirë, mund të më rinovohej.

Po e theksoj, e dija cfarë roli do bëja. Shkova për të bërë kontratën dhe në atë moment më thotë që pagesa do përgjysmohet se nuk kishte fonde, mund të ishte dhe e vërtetë, unë nuk e di. Në fakt nuk më intereson shumë sepse rashë dakort para disa muajsh, në atë moment u fyeva, nuk është se ajo pagesë më ngre dhe më ul.

Thjesht gjesti i tillë më fyeu dhe u ndjeva shumë keq dhe plus mendova që do hyja 6 muaj me kontratë. Më tha as ajo mundësi nuk ekziston se është shumë vonë, është muaji janar. Unë e mendova dhe e refuzova. Fjalët që qarkullojnë se nuk doja të dilja nudo, për mua nuk kanë fare rëndësi se unë e di shumë mirë cfarë pranoj dhe cfarë do bëj./oranews/