Franca, padi kundër Google dhe Apple
Franca fillon një tjetër betejë kundër kolosëve të teknologjisë, Google dhe Apple, deklaroi ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.
“Ne do të ngremë padi kundër Google dhe Apple për praktika tregtare abuzive, në Gjykatën Tregtare të Parisit”, – deklaroi Le Maire.
Në këtë padi do të përmenden kushtet e vëna nga gjigantët amerikanë, tarifat e imponuara, kontratat e modifikuara njëanshmërisht si edhe çështja e rifreskimit të të dhënave.
“Të gjitha këto janë të papranueshme, nuk është ajo që presim. Ne nuk mund të lejojmë të trajtohemi siç jemi trajtuar deri tani. Dy kompanitë rrezikojnë sanksione në miliona euro. Përgjegjësia ime është të jem garanti ekonomik i opinionit publik”, – shtoi ministri.
Please follow and like us: