Albspirit

Media/News/Publishing

Personazh/Flet këngëtarja e diasporës, Andora Nonaj

 

Më tërheq një njeri me zemër të madhe dhe nuk më pëlqen dikush që flet shumë.

 

Hermes Nikaj

Andora Nonaj rrëfehet ekskluzivisht për mediat duke dhënë një dimension tjetër nga ai i këngës, ku e njohin shumë vetë, sidomos në shtetet të ndryshme europiane ku ka shqiptarë dhe ajo jep rregullisht koncertet e saj.

Një artiste me zemër të madhe, mirënjohëse për prindërit, por edhe për të gjithë miqtë dhe fansat e saj, Andora tregon anë të tjera të personalitetit të saj, që e bëjnë krejt të veçantë dhe të pangjashme me të tjerë.

Elegante, plot sharm dhe me një vështrim të ëmbël, Andora di të komunikojë jo vetëm nëpërmjet këngës që magjeps dëgjuesit, por edhe nga formimi i saj si mike e përhershme e librave dhe e eventeve artistike.

 

Kush është Andora?

Një vajzë gjithmonë e lumtur, që mundohet të shohi gjithnjë aspektet pozitive në jetë.  Tashmë u bënë mbi 10-vite që po merrem me muzikë, duke qenw pjesëmarrëse në gëzime të ndryshme familiare. Njihem si këngëtare e diasporës ku kam performuar live kudo ku ka shqiptarë.

 

Repertori juaj i preferuar?

Populloret në përgjithësi, por këndoj muzikë të trevave të ndryshme.

 

Si është një ditë me ju?

Dita ime nis pak vonë, diku nga mesdita për shkak të angazhimeve të mia muzikore në mbrëmje e rrjedhimisht mëngjesi më kap në gjumë. Palestra, takimet e ndryshme gjatë ditës, punët në studio e kështu me rradhë.

Sa kujdesesh për fizikun tënd? Po në look-un tuaj është dikush që ju këshillon?

I kushtoj rëndësinë e duhur, sipas këndvështrimit tim. Po, sigurisht që konsultohem edhe me stilistët.

 

Cila është veshja më e shtrenjtë në garderobën tuaj?

Janë të shumta dhe nuk mund t’i veçoj.

 

Romantike apo realiste?

Realiste dhe me këmbë në tokë!

 

Të ëmbla apo të kripura?

Të ëmbla.

 

Si është Andora në kuzhinë?

Mund të them se mirë, por për shkak të impenjimeve të ndryshme nuk kam shumë kohë të gatuaj.

Shprehja juaj…

Gjithmonë kërko më shumë nga jeta, mos thuaj asnjëherë që kam bërë mjaftueshëm, gjithmonë ka mundësi për më mirë.

 

Çfarë ju tërheq më tepër tek një njeri dhe çfarë ju bezdis?

Më tërheq një njeri me zemër të madhe dhe nuk më pëlqen dikush që flet shumë.

 

Sa të rëndësishëm janë miqtë për ju?

Kam një shoqëri të mrekullueshme, i dua shumë të gjithë.

 

Udhëtoni shpesh, kjo edhe për shkak të punës tuaj. Cili është vendi që ju ka lënë më tepër mbresa?

Udhëtoj shumë shpesh dhe mund të them se jeta ime është e lidhur me avionin, pasi gjithnjë kam kërkesa nga të katër anët e botës ku ka komunitet shqiptar. Do të veçoja Hollandën, jam ndjerë shumë mirë.

 

Libri juaj i preferuar?

The Great Gatsby.

 

Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen?

Të jem një femër e fortë, të ndërtoj një jetë të mirë për veten dhe familien time. Dua t’i ndihmoj ata, pasi kanë punuar një jetë për të më rritur. Projektet e mia lidhen gjithnjë me muzikën, së shpejti edhe një klip i ri.

 

Në valixhen tuaj të udhëtimeve ka gjithnjë brenda…

Libra, revista e kremra kozmetike.

 

Please follow and like us: