22 vende ndjekin shembullin e SHBA duke dëbuar diplomatë rusë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se qeveria e tij do t’i përgjigjet një urdhri amerikan për largimin brenda një jave nga Shtetet e Bashkuara të 60 diplomatë rusë të akuzuar si agjentë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, 22 vende të tjera, përfshirë Francën, Gjermaninë, Poloninë dhe Shqipërinë e Maqedoninë gjithashtu kanë dëbuar gjithsej 77 persona të kundër zbulimit rus. Kjo listë nuk përfshin Australinë, e cila njoftoi më vonë se po dëbon dy diplomatë rusë.
Zoti Lavrov thotë se këto dëbime masive po kryhen nën “presionin kolosal” nga Shtetet e Bashkuara.
Veprimi i Uashingtonit, së bashku me mbylljen e një konsullate ruse në vend, është në përgjigje të asaj që Departamenti i Shtetit e cilësoi si “shkelje të ashpër të Konventës për Armët Kimike dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, lidhur me sulmin me gaz nervor ndaj një ish-agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Britani.