Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: 29 mars 1991 – Lirimi me kusht

 

Sapo u futa në sallë u ula në një stol përballë trupit gjykues. Komandanti i burgut qëndronte pranë gjyqtarit dhe diç i thoshte.

– I pandehur – ia filloi gjyqtari – çohu në këmbë.

– Flisni, dëgjoj dhe ulu – i kthehem unë.

Gjyqtari pa nga komandanti duke e shtyrë me bërryl siç duket mos të më bezdiste më.

– Emrin si e keni, i pandehur – vijoi gjyqatari.

Unë i kthehem – cilin keni thirrur ju?

Komandanti e preku prapë me bërryl sërish për të mos më bezdisur më.

– Sa jeni dënuar dhe e pranoni fajin. Ligji a bëri efektin e tij vazhdonte, pyeste papushim gjyqtari.

– O kriminela, çfarë të pranoj, ju më vratë vëllanë dhe kushërinë. Komunista!

– Qenka i çmendur – iu drejtua gjyqtari komandantit, megjithatë je i liruar!

– Nuk iki – i përgjigjem unë – nuk pranoj lirimin me kusht. Akoma mendoni se jeni zotër në Shqipërisë? Po botën Lindore e dëgjoni?

Mbas një zhurme të madhe ata ngritën rreckat e ikën. Unë trokita derën e burgut dhe hyra brenda përsëri, pa dashur lirimin me kusht.

Më 29 mars 1991 në dhomë hyn Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, prokurori i rrethit dhe disa civilë të tjerë.

Lexuan dekretin e Ramiz Alisë ku liroheshin 10 vetë, midis tyre dhe unë.

Please follow and like us: