Jorida Tabaku: Mbi amanetin e pronarëve
Sipërfaqja në të cilën Mbretëria Italiane, përmes arkitektit Giulio Berté, ndërtoi godinën aktuale të Teatrit Kombëtar me stilin e saj racionalist ka qenë më parë pronë e familjes Libohova.
Siç edhe kontrata e paraqitur më poshtë vërteton, kjo pronë me një sipërfaqe prej 10625.31 metrash katrorë u ble nga Francesco Jacomoni në llogari të Mbretërisë Italiane për 7 franga floriri metri katror. (Në total 74377.17 franga floriri)
Pasardhësit e Servet Libohovës (tre djemtë e tij) pranuan ofertën e Mbretërisë Italiane e cila ngriti me urdhër të Mbretit Zog, godinën që u përdor ndër të tjera edhe si teatër.
Sot e kësaj dite qeveria shqiptare jo vetëm që nuk shpronëson në vlera të atilla, por sjell në Shqipëri arkitektë të panjohur apo qoftë edhe të njohur për të shkatërruar historinë, trashëgiminë dhe jo rrallë herë për të vjedhur pronën publike dhe atë private.
Gati 80 vjet pas nënshkrimit të kontratës e cila e destinonte këtë truall për të qenë një vepër publike në shërbim të qytetarëve.
Qeveria Rama ka sjellë një ligj që ne si shqiptarë të legjitimojmë një kontratë antikushtetuese, të pamoralshme dhe antikombëtare për të ngritur në tokën e blerë për qytetarët një kullë me emrin Rama.