Albspirit

Media/News/Publishing

Shoqata e Konsujve me kryetar të ri, Ylli Ndroqi-president nderi për 7 vite

Shoqata “Konsujt e Nderit në Shqipëri” diskutoi në mbledhjen e rradhës strategjinë për dy vitet e ardhshme, duke u përqëndruar tek përmbushja e objektivave kryesorë të Shoqatës, veçanërisht forcimi i rolit të Konsujve të Nderit si promotorë të diplomacisë ekonomike dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve në fushat kyçe të zhvillimit. Diskutimi u përqëndrua në çështje të bashkëpunimit për ekonominë, diplomacinë dhe turizmin, si dhe fusha me interes për punën e Konsujve të Nderit dhe shtetet që përfaqësojnë. Katër vite nga themelimi i saj, Shoqata e Konsujve të Nderit u angazhua për t’u shndërruar në promotore e krijimit të një statusi dhe roli të ri të anëtarëve dhe autoriteteve më të larta në vend. Pas zgjedhjeve të rradhës të zhvilluara nga Asambleja e saj, Shoqata e Konsujve të Nderit që do të drejtohet nga z. Gentian Sula, do të vijojë koordinimin e punës me autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, për lobimin për çështjet me interes për Shqipërinë dhe fuqizimin e rolit të Konsujve të Nderit në Shqipëri. Gentian SulaDo të organizojmë tryeza me ekspertë dhe ministra për çështjet e turizmit dhe ato ekonomike. Bashkë me Ylli Ndroqin do të vazhdojmë me mekanizmat që shoqatës t’i shtohen vlerat. Gjatë këtij aktiviteti z. Ylli Ndroqi, i zgjedhur rishtazi si President Nderi i Shoqatës “Konsujt e Nderit në Shqipëri”, u vlerësua nga anëtarët me logon e artë te Shoqatës, në shenjë mirënjohje për kontributin 4 vjeçar për drejtimin e Shoqatës dhe hapat e rëndësishëm që ajo ka hedhur gjatë kësaj kohe. Gjatë fjalës së tij, z. Ndroqi premtoi se në këtë pozicion të ri me mandat 6 vjeçar do të vijojë kontributin aktiv për zhvillimin e Shoqatës dhe përmbushjen e objektivave të saj. Anëtarët u angazhuan në vazhdimi e koordinimit të punës me autoritetet shqiptare dhe institucionet e huaja për lobimin për çështjet me interes për Shqipërinë me shtetet që Konsujt e Nderit përfaqësojnë si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të diplomacisë ekonomike. Ylli Ndroqi: Ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe një nder për mua drejtimi i kësaj shoqate për 4 vite. Që prej krijimit të Shoqatës e deri më sot, na ka bashkuar të gjithëve një vizion i vetëm, fuqizimi i rolit dhe përfaqësimit të Konsujve të Nderit në Shqipëri. Para 4 vitesh kur krijuam Shoqatën, imazhi i Konsullit të Nderit ishte thuajse plotësisht i panjohur në Shqipëri dhe marrëdhëniet me institucionet ishin të pa zyrtarizuara dhe të ndryshme për çdo konsull. Para 4 viteve, imazhi i Konsullit të Nderit ishte thjesht një rol honorifik dhe i pa promovuar për rëndësinë e jashtëzakonshme për zhvillimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve, sidomos nëpërmjet diplomacisë ekonomike. Kemi punuar fort që të lartësojmë figurën e Konsullit të Nderit dhe t’i japim rëndësinë e duhur në çdo sektor dhe aspekt të punës përkatëse. Kemi synuar të punojmë me disa objektiva të qarta, të cilat mendojmë se sot pas 4 viteve punë intensive, i kemi përmbushur. Në radhë të parë, ne si Shoqatë kemi kontribuar me nxitjen e një diskursi serioz ndërinstitucional në lidhje me rëndësinë e diplomacisë ekonomike dhe rolin kyç që kanë konsujt e nderit në këtë fushë. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe sidomos tryezave për nxitjen e diplomacisë ekonomike dhe rolin e konsujve të nderit, që tashmë janë bërë traditë e Shoqatës, kemi sjellë së bashku, si asnjëherë tjetër, të gjithë aktorët e rëndësishëm për zhvillimin e një debati serioz mbi këto çështje. Kemi promovuar dhe përfaqësuar imazhin e Konsujve të Nderit në komunitet duke kontribuar në nisma modeste por kuptimplota për të shprehur praninë dhe solidaritetin e Konsujve të Nderit në Shqipëri. Kemi promovuar punën dhe rolin e Konsujve të Nderit dhe bashkëpunimin institucional, duke bërë të mundur njohjen dhe angazhimin aktiv të Shoqatës dhe Konsujve në të gjitha institucionet shqiptare, duke filluar që nga Presidenca e Republikës, Parlamenti, Kryeministria dhe mbi të gjitha Ministria e Jashtme. Kemi bërë të mundur krijimin, përforcimin e privilegjeve dhe imuniteteve të Konsujve të Nderit për të lehtësuar detyrën dhe punën e përditshme të tyre. Kemi bërë të mundur anëtarësimin dhe angazhimin aktiv të Shoqatës në nivel ndërkombëtar, duke u bërë organizata e parë shqiptare e përfaqësuar në të tilla struktura të rëndësishme, ai në nivel evropian ashtu edhe në nivel botëror. Me pasionin për të përmbushur vizionin e përbashkët kemi hedhur çdo herë hapa drejt fuqizimit të rolit të Konsujve të Nderit në Shqipëri. Më lejoni t’ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj dhe për mbështetjen në çdo hap që kemi ndërmarrë së bashku. Falë zgjedhjes suaj, unë do të kem nderin e veçantë të vijoj kontributin tim për Shoqatën në pozicionin e Presidentit të Nderit dhe ju premtoj se ky kontribut do vijojë të jetë aktiv! I uroj punë të mbarë Kryetarit të ri të Shoqatës Z.Sula, dhe uroj që të gjithë bashkë të vijojmë angazhimin aktiv për ta përforcuar çdo herë e më shumë rolin e Konsujve të Nderit në Shqipëri.

Please follow and like us: