Zbulohet deputeti që “vodhi” votën e shokut
Vangjel Tavo pa qenë fare prezent në sallën e parlamentit, por rezulton se ka “votuar” pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Thënë ndryshe nëse do të ishte e vertete kjo do të bënte edhe një tradhti ndaj grupit parlamentar të LSI që është kundër këtij ligji. Vetë Tavo i habitur tha për mediat se nuk kam votuar as pro as kundër, sepse nuk jam fare në Shqipëri.
Atëhere kush e ngriti kartonin jeshil në vend të tij?
Të gjitha gjasat janë që këtë “vjedhje” ta ketë bërë Robert Bitri. Ky i fundit është zgjedhur nga listat e LSI për qarkun e Fierit, por së fundmi është larguar nga ky grup duke i deklaruar deputet i pavarur dhe që tashmë i është bashkëngjitur mazhorancës qeverisë. Faktin se është Bitri ai që votoi në vend të Tavos e konfirmon edhe kreu i LSI, Petrit Vasili. Tashmë mbetet për tu parë nëse Gramoz Ruçi do ta shpallë të pavlefshëm këtë votim me kartona të vjedhur.