Seks i pavarur në qendrat e masazhit, policia arreston dy femra dhe një burrë për prostitucion
Policia e Kosovës, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokal/sallon masazhi, ku kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe kanë identifikuar një viktimë të trafikimit.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: M. Z.(femër e lindur më 1988), V. Xh.(femër e lindur më 1997) dhe F H. (mashkull i lindur më 1994) Dyshohet se viktima është shfrytëzuar për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.
Me këtë rast personat e dyshuar të arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.
Si prova materiale janë konfiskuar përkohësisht tre telefona dhe provat tjera të siguruara gjatë hetimit i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm. Viktima është trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit.
Lokali është mbyllur nga ana e inspektorëve përkatës, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.