Video/Kërceu dhe publikoi videon në Instagram, 18 vjeçarja arrestohet për thyerje të kodit moral
Një vajzë adoleshente iraniane është arrestuar për postimin e videos në aplikacionin Instagram ku kërcente në dhomën e saj të gjumit. Maedeh Hojabri, gjimnazistja 18-vjeçare, pranoi se theu normat morale në një transmetim televiziv shtetëror të premten.
Ajo tha se ajo nuk ishte qëllimi i saj të thyente kodin moral,por se ajo thjesht po përpiqej të mblidhte sa më shumë klikime, edhe pse nuk ishte e qartë nëse deklarata e saj u bë nën presion apo jo.
Ajo kishte postuar rreth 300 video në llogarinë e saj – shumë prej të cilave e panë vallëzimin e saj si në stilet iraniane dhe perëndimore. E reja gjithashtu u shfaq në video pa veshur shaminë e detyrueshme Islame. Shfaqjet e saj kishin mijëra ndjekës në llogari të ndryshme që mbanin emrin e saj, duke filluar nga 12,000 në 66,000 ndjekës.
Dhe tre persona të tjerë u arrestuan me akuza të ngjashme javët e fundit para se të liroheshin me kusht. Asnjë nga llogaritë nuk u verifikua. Policia iraniane ka thënë se planifikojnë të mbyllin llogaritë e ngjashme të Instagram dhe gjyqësori po shqyrton bllokimin e qasjes në këtë faqe.
Irani ka bllokuar tashmë aksesin në shumë faqe të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Twitter, YouTube dhe aplikacionin e mesazheve Telegram. Megjithatë, miliona iranianë vazhdojnë të përdorin faqet përmes proxies dhe rrjeteve virtuale private