Albspirit

Media/News/Publishing

Gani Mehmetaj: Gënjeshtrat serbe në mediet shqiptare

Serbët janë popull i mrekullueshëm, e hodhi në opinion gazeta serbe ‘Blic’ gënjeshtrën ordinere, të cilën kinse e paska thënë presidenti amerikan Donald Trump. Gënjeshtrën tipike serbe, pos budallenjve nuk e besoi askush, sepse as Trump dhe as ndonjë tjetër më pak i informuar, nuk kishin si e thoshin këtë cilësim, kur nuk kishte kaluar shumë vjet nga gjenocidi i popullit serb ndaj shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve. Serbët me dy kokrra mend qeshën nën buzë me lajmin për idiotë, disa u tallën me këtë marrëzi, por brenda disa orësh e shpërndanë pjesa më e madhe e shtypit e medieve elektronike në Shqipëri e Dardani. Asnjëra prej gazetave e televizioneve nuk bëri përpjekje elementare ta vërtetonte lajmin.

Këto gënjeshtra pastaj i marrim me eufori budallaçkat delirante shqiptare, mbesa të kooperativistëve, bija të muzhikëve shqiptarë që e përsërisin si papagaj në rrjetet sociale.

Please follow and like us: