Brahim Avdyli: Principi i parë i shkruar në botë
Kur fillon diçka të veçantë njeriu i mirë e fillon në bazë të asaj të cilën e ka si bazë themelore. Modeli i parë është modeli i Krijuesit dhe këtë natyrisht e mbajmë si shëmbëlltyrë kryesore. Ai që e ka krijuar UNIVERSIN është Zoti i Madh, është krijuesi i vërtetë i çdo gjëje. Kështu thuhet përgjithësisht…
Këtë mendim e mban njeriu i vogël i kësaj bote të përkohshme dhe fetë e marrin Zotin e Madh në mënyra të ndryshme, duke e shpjeguar ndryshe nga njëra tjetra. Sa mundet të shpjegojë feja, aq e thonë edhe njerëzit. Natyrisht, mbetet pjesa tjetër enigmë ose e pathënë. Ne po e marrim principin e parë të shkruar në botë dhe po e analizojmë:
Ajo që bën KRIJUESI është FALJA. Së paku, tri herë. Kështu vepronte IMAM ALIU. Thuhet se tri herë e ulte kokën para sulmeve të armikut dhe kundërshtarëve të tij nëpër luftëra, pastaj e nxirrte shpatën nga këllefi dhe ia shkurtonte kokën kundërshtarit të tij.
Këtë princip e ka shpjeguar shumë mirë një mik i im i sinqertë, me fjalët e tij FALË (falmë, falu), e cila është një fjalë e parë nga lashtësia, për shkak të lëvizjeve të albanëve në drejtim të Italisë, të Lecios (Lezios), afër Romës, pas shkatërrimit të Trojës. Ata janë ALBANËT e parë, të cilët, janë detyruar të lëshojnë vendlindjen e tyre, duke iu drejtuar KRIJUESIT, Zotit të Madh, që T`I FALË; kanë depërtuar deri në Lecios, ku është krijuar më vonë ALBA LONGA, në Lavinio, pranë Romës dhe janë të gjuhës sonë.
Kjo LUTJE është aq e mirë dhe kaq njerëzore; është HYJNORE, YLLORE, si konfirmim i mirënjohjes që të ka sjellë në këtë botë KRIJUESI nga YJET, që e kishim brez pas brezi fjalën e tyre diellore, e cila është shqip; e kishim shqiponjën si simbol i Zotit të Madh-Krijuesit; si PËRKULJE ndaj tij; si një faleminderim i posaçëm, edhe pse albanëve iu kishin vardisur të ligat në qafë, si asnjë populli tjetër. Normalisht, albanët dhe i tërë njerëzimi i faleshin Krijuesit me ndjeshmërinë e tyre të ADHURIMIT, si adhurim të Yllit, Diellit-Zot, farëzues i jetës sonë, i gjallërisë së të gjitha gjërave në botë.
Mikut tim më të sinqertë, këtu, nuk po ia përmend emrin, sepse personeli i këtyre maskarenjëve të burgut tim edhe atij do t`i lëshohen të kokë apo do t`a merrnin në burgun e mesdheshën e do të dënohej. Fjalën “FAL” e kishte lidhë me fjalën tjetër shqipe “PËR/UL” apo “PËR/YLLI”, që do të thotë FALJA në raport me YLLIN, DIELLIN, KRIJUESIN. FALJA tregon ulje, përkulje të kokës, përulje të gjunjëve dhe të tërë trupit, për NDERIM TË HYJNIVE.
Ky është principi i parë i Zotit të Madh, i cili qëndron më lartë se njeriu dhe i përcjell ata që janë njerëz e gabojnë pa dije. Ata që gabojnë me dije, i pret dënimi i Zotit të Madh, i cili, edhe në jetën e përkohshme, si dënim ua dërgon dike, bëhen si shkas këto rrjedha, p.sh. shkatërrimi i Trojës.
Ne po flasim për gabimet e papritura, të paditura, të rastësishme, të cilat i përcjell Zoti i Madh dhe i falë, i falë e i falë. Në formë të parë, tre fish i falë. Pastaj, vjen dënimi, pa dyshim. Urrejtja e dëshprimi janë në kulm të njeriut të dëshpruar e të dalë jashtë kontrollit. Por e kanë PENDESËN në balancën e shpirtit të tyre, pa e shndërruar urrejtjen e vluar për hakmarrje, si gjasë e dëshprimit të ngritur nga sulmet e jashtme dhe të pa arësye, sepse, në radhë të parë nxitet hakmarrja, si formë e zemërimit apo e mbrojtjes së qenies së tij, të familjes e të farefisit apo të fisit. Të mbroshë familjen, farefisin e fisin, apo tërë kombin, është mëse e logjikshme. Por, logjika njerëzore nuk e jep të drejtën e hakmarrjes. Njeriu e ka më afër zemrimit njerëzor PENDESËN.
Pendimi është si rezultat i pashmangshëm i gabimeve. Kërkohet FALJA si rezultat i zemërimit, nëse ai vjen papritur. Pendimi është për diçka që ka ardhur rastësisht, pa dije, pa qëllim; për diçka që është për t`u falur.
Ai bëhet si pendim edhe kundër keqbërësve të qëllimtë, që duhet t`i dënojë Zoti i Madh, sepse ndryshe nuk u shpëtohet atyre ose shkatërrimi e lëshimi i atij vendi të dashur, pra vendlindjes e Atdheut, është i pakundërshtuar.
Të detyrohesh të lëshosh atdheun, vendlindjen tuaj, është dëm i madh e i pafalshëm dhe vie si rezultat i luftës e krimit. Krimi është si ndaj një njeriu, si ndaj gjinisë tjetër, si ndaj një grupi apo farefisi, ndaj gjenerates apo ndaj një kombi. Krimet kolektive janë më të dënuarat, si gjenocidet, që të zhdukin një komb të veçantë. Ato janë krime të mëdha, me të cilat jemi provuar disa herë, por nuk do të merremi më tepër me to, nëpër këto shënime të burgut.
Po merremi me gabimet e njeriut, ato gabime që do t`i falë Krijuesi. Njeriut mund t`i vie keq për gabimet e tij. Kur mund t`i vlerësojë këto gabime, lutet e lutet që t`ia falë Zoti i Madh e Krijuesi i Gjithësisë. Zotohet se kurr më në jetën e tij nuk do t`i bëjë këso gabimesh. Kjo është lutja e pendesës, lutje për falje, kufiri i sjelljeve të njeriut. Ai i lutet Hyjniut, Krijuesit të kësaj bote, në shenjë respekti të madh për TE.
Krijuesi na ka krijuar në këtë botë, në mes të keqes dhe të mirës, në këtë jetë të përkohshme. Të dy forcat e pazakonshme përlahen. Njëra përpiqet të na grabitë nga duart e Qiellit, Yjeve, Hyjniut tonë e Zotit të Madh, për të na futë në brendinë e tokës, e cila digjet përherë, me zjarr e vullkane. Tjetra përqiqet për të na rimarrë në duar të vetat, me durim të pashëmbullt, të na pranojë në jetën e përjetshme, në Qiell, në hapësirën e pafund të yjeve…
Nuk duhet askend të përbuzim, as edhe më të riun, anipse është i vogël, nëse duket i parëndësishëm. Më i vogli, më i riu, më i varfëri, më i gjymti ka aq fuqi e mjeshtri që të na rrëzojë, të na vrasë, të na e marrë jetën, por mund të japë ndonjë këshillë të papritur, të cilën nuk do t`a kishim menduar. Çdo njeri, thuhet në popullin tonë, e ka yllin e vet, madje në ballë, që i prinë. Ky është syri i tretë, sirri i mendjes, hieja e tij.
Po e bashkoj edhe kuptimin e një fjale tjetër, e cila thuhet nëpër oda: ai që shikon lartë e nuk i ulë sytë, ai nuk e vranë asnjëherë shenjën; ndërsa kush shikon për rrafsh, e vret shenjën. Kush shikon lartë, nga mendjelartësia, e humb plumbin. Dhe, kjo është e saktë. Çdo gjë është në dorën tënde dhe ti je njeri. Të ka dhënë Zoti i Madh këtë mundësi. Të dishë kush je; çka ke në duart tuaja; për çka ke ardhur në këtë botë, etj. Sa hap e mbyll sytë, do të zhduket si fluskë detergjenti një bjeshkë e madhe para teje.
Kur zhduket papritur kjo bjeshkë e ardhur me qëllim të keq para teje, ti e dëshmon se je i vetëdijshëm për gjërat jetësore.
Kjo fjalë është e shkruar dikund, por nuk e dimë ku është e shkruar. Në të vërtetë, ajo është e anashkaluar apo e lëmë në harresë, si gjë e panjohur, mileniume më parë. Askush nuk e di si do të shkruhej ajo fjalë.
“Falja” është e shkruar me alfabet të albanëve të parë, të Trojës, në formën “VALJA” apo “VALA”. “F”-ja e ka formën e parë të shkrimit me “V”.
Thonë se “nuk kanë ditur të shkruajnë albanët”. Po ua kujtoj edhe njëherë: e kishin alfabetin e parë në shenjë të diellit dhe quhej alfabeti diellor. Kjo gjë është mëse e vërtetë. Më thuani: ku jetoni ju?! Nëpër gënjeshtra, nëpër të rrahura, nëpër zhdukje?! Dilema është këtu:
-Do t`a vrajmë shenjën apo do të shpërfillemi…