Irma Kurti zbulon ditarin vetiak me të atin
…Ka mëngjese kur zgjohem me lot në sy. Ngrihem, dal, marr autobuzin, atë që dikur më çonte tek babai dhe ndjej lotët të më rrëshqasin në faqe. Njerëzit nuk i shohin lotët e mi, dhimbjen time. Askush nuk më pyet: “Pse qan?”.
Ai autobuz që dikur më çonte tek babai im i shtrenjtë, tani më çon drejt asgjësë. Eci nëpër rrugë si e dehur, shikoj lokalet ku uleshim bashkë, parkun në qendër të Bergamo-s ku takoheshim dhe flisnim për orë të tëra. Tek ai park kanë mbjellur tulipanë. Babai do t’i kishte adhuruar! Ai park, ato lule tani më vrasin shpirtin.
Ka ditë që imazhi i tij i bukur, i ëmbël, njerëzor është aq i kthjellët, aq i afërt sa kur zgjas dorën çuditem që nuk mund ta prek, nuk mund ta përqafoj dot si më parë.
Do të doja të ndaja me të gëzimin e botimit të fundit, do të doja të shikoja buzëqeshjen e tij teksa e shfletonim bashkë, por babai im nuk është më. Dhe unë mbaj librin në duar pa e ditur ç’të bëj me të. Është kaq e vështirë t’i them: “Lamtumirë!”.
+ + +
…Ci sono mattine in cui mi sveglio con le lacrime agli occhi. Mi alzo, esco, prendo l’autobus, quello che una volta mi portava dal mio papà e sento le lacrime che mi scivolano sulle guance. Le persone non vedono le mie lacrime, non vedono il mio dolore. Nessuno mi chiede: “Perché piangi?”. Quell’autobus che una volta mi portava dal mio caro papà, ora non mi porta da nessuna parte. Cammino per le strade come ubriaca, guardo i locali in cui ci sedevamo insieme, il parco nel centro di Bergamo dove ci incontravamo e parlavamo per ore. In quel parco adesso hanno piantato dei tulipani. Mio papà li avrebbe adorati! Quel parco, quei fiori ora mi uccidono l’anima.
Ci sono giorni in cui la sua bella e dolce immagine è così chiara, così vicina a me che, quando stendo il braccio mi sorprendo perché non lo posso toccare, non lo posso abbracciare come prima.
Vorrei condividere con lui la gioia della mia ultima pubblicazione, vedere il suo sorriso mentre sfogliavamo insieme il libro, ma mio padre non c’è più. E io tengo il libro tra le mani senza sapere cosa farmene con esso. È cosi difficile dirgli “Addio!”