Ylli Xhaferri: Kjo hënë e Athinës
dita-gropë varri
nata-apokalipt i ndezur
lart krehër i qiparisave bërë shkrumb
tjerr rrëshirën e një hëne meit
që pik si qelb në detin e përflakur
era e verbër lëvozhga kobesh sjell
një ylber i zi lidh kokën e bukur të Athinës
hukamë shpirtrash që celin si gonxhe
një hënë lehonë si monedhë antike
ridel mbi Atikë.
Please follow and like us: