Mimoza Bici: Mëngjesi im
Mëngjesi im
sa i bukur je
Unë po ajo
errësirë e etur
për ty.
Ti mister
me rrezen përkëdhelëse
Shpesh e fsheh
luan apo xhelozon?!
Tani po rri urtë
kam gjetur paqe.
Pres të “vdes” buzëmbrëmjesh
të zgjohem tek Ti i dashur!
Sa të dua
Sa të dua
Jam qenia jote
për të ekzistuar!
Jam Ti
Jam Ti
Errësira e etur
mëngjezeve zgjuar.
( M.Bici, poezi nga cikli i poezive “Lulenata”. Tiranë, korrik 2018 )
Please follow and like us: