Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA konkretizon planin kundër Turqisë: Ju paralajmëruam për pasojat

Një projektligj i SHBA që parasheh kufizimin e huadhënies nga institucionet financiare ndërkombëtare për Turqinë derisa kjo e fundit të lirojë qytetarët amerikanë të arrestuar, përfshirë pastorin Andrew Brunson, u pranua nga një komision të enjten, hap ky të cilin Turqia e ka quajtur si ndërhyrje tjetër në gjyqësorin e pavarur të saj pas kërcënimit të zyrtarëve amerikanë me sanksione ndaj vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti i Senatit për Marrëdhënie të Jashtme miratoi legjislacionin, i quajtur “Akti i Institucioneve Financiare Ndërkombëtare për Turqinë”, i cili u prezantua javën e kaluar nga senatorët Thom Tillis, Jeanne Shaheen, James Lankford dhe Bill Nelson.

“Ne kurrë nuk donim që ky projektligj të ishte i nevojshëm, por paralajmëruam qeverinë turke se do të kishte pasoja nëse nuk do të ndërprente paraburgimin dhe keqtrajtimin e padrejtë ndaj shtetasve amerikanë dhe stafit të ambasadave të punësuar në vend”, tha kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, Bob Corker, duke shpërfillur procesin gjyqësor në Turqi.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak të mërkurën, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi dhe për organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.

Projektligji tani pritet të kalojë në Senat dhe të harmonizohet me versionin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Një masë kompromisi duhet pastaj të miratohet nga të dy dhomat dhe të nënshkruhet nga presidenti Donald Trump.

Projektligji orienton ekzekutivin amerikan të Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kundërshtojë huatë e ardhshme për Turqinë, përveç atyre për qëllime humanitare, nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe BERZH derisa administrata e SHBA-ve të vërtetojë në Kongres se Turqia “nuk e ndalon ose ua mohon arbitrarisht lirinë e lëvizjes shtetasve të Shteteve të Bashkuara ose punonjësve lokalë të punësuar në misionin diplomatik amerikan në Turqi”.

Please follow and like us: