Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Nuk mbuloni dot zullumet e qeverisë që kërkoni të mbështesni!

 

 

Nëse do na kishte mbetur pak ndërgjegje, të paktën brenda profesionalizmit të mos përdoremi si marioneta të interesave të qeverisë. Nuk mund të bëjmë të çuditurin apo të habiturin për të përmbushur kënaqësitë e bastisësve të këtij vendi.

Të paktën duhet të pranojmë që brenda deklaratës së mungesës së herceptinës ka gjithçka të vërtetë, pasi pacientët e pohojnë diçka të tillë dhe kësaj s’mund t’i shmanget askush nga specialistët.

Herceptina vjen në një masë të caktuar, larg masës së nevojave të pacientëve me kancer gjiri edhe këtë nuk e mohojnë dot profesionistët.

Kryeministri premtoi që herceptina do të jetë ndër barnat e rimbursueshme, në fakt ajo jo vetëm që nuk është, por mbetet në regjistrin e barnave të farmacisë së QSUT, sikurse dhe kimiopreparatët e tjerë.

Fakti që nuk ka buxhet për të përmbushur nevojat e këtyre pacientëve nuk duhet t’ju indinjojë ju, por qeverinë e nëse bëheni palë me të atëhere jeni dhe ju po aq bashkëfajtorë, por kjo në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Ju e dini mirë që shumë pacientë detyrohen ta blejnë herceptinën, të tjerë e bëjnë kurën jashtë Shqipërie e të tjerë mundohen të njohin dikë që të jenë në listë për ta përftuar.

Nuk mbuloni dot zullumet e qeverisë që kërkoni të mbështesni.

Please follow and like us: