Albspirit

Media/News/Publishing

Puna dhe dashuria në horoskopin javor, 30 korrik- 5 gusht 2018

Dashi

 

Ju të dashuruarit do jeni të stresuar shumicën e kohës dhe shumë gjëra kane për t’iu ecur keq. Do i bërtisni në shumë momente atij që keni në krah dhe nuk do mbani përgjegjësi as për ndonjë zgjedhje të gabuar që do bëni. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive fale edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni më të motivuar për të ecur përpara.

Demi

Nxirrni më të mirën e vetes gjatë kësaj javë sepse keni vërtet vlera të çmuara. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë e dyzuar, por stimuluese. Mund të ketë edhe ditë me debate të vogla, por që me optimizëm dhe dëshirë të mire do kalojnë. Ju beqarët do keni sukses të padiskutueshëm dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa orësh. Zemra do ju ndihet më mirë se asnjëherë më parë. Sipas Dritare.net, me financat gjërat do ecin mirë nëse tregoheni të logjikshëm dhe i menaxhoni si duhet ato para që keni nëpër duar. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës apo të barkut do largohen shpejt. Në punë duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse do provokoheni gjithë kohës nga disa kolegë.

Binjakët

Nuk do influencoheni nga askush. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj. Do jeni më të ëmbël e më shprehës kështu që gjithçka do jetë më e bukur se më parë. Ju beqarët do ndihen aq mirë ashtu si jeni saqë do keni frikë të hidhni hapa për faktin se mos humbasin lirinë dhe pavarësinë. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Përfitoni nga situata për te shlyer disa borxhe te hershme. Shëndeti në disa momente do lërë për të dëshiruar. Mund të keni edhe shqetësime nga zemra, të cilat nuk duhet neglizhuar për asnjë lloj arsyeje. Në punë do përballeni me vështirësi, por Jupiteri do ju ndihmojë të kaloni lehtësisht gjithçka.

Gaforrja

Ju të dashuruarit do keni debate të zjarrta me partnerin tuaj dhe jeta në çift nuk do jetë më aq e mirë sa ju e kishit imagjinuar. Mirë është që për gjithçka të flisni hapur dhe të mos mbani pengje përbrenda. Ju beqarët do jeni gati për të filluar lidhje me personin e parë që do tregohet romantik. Sektori i financave do jetë goxha delikat. Mundohuni të mos hidhni hapa të nxituara dhe të mblidhni ndonjë para. Shëndeti do jetë i kënaqshëm ditët e para, por në fundjave mund të keni ndonjë aksident të vogël. Në punë do filloni disa projekte gjigande të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje.

Luani

Nëse jeni në një lidhje dhe keni kritika bëjani drejtpërdrejt partnerit tuaj dhe mos e mbani në ankth. Çdo gjë mund të zgjidhet nëse ekziston dëshira e mirë dhe nëse secili pranon gabimet e veta. Nëse jeni beqarë do jeni të paqëndrueshëm në mendime dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara vetëm e vetëm për të mos qëndruar më vetëm. Financat do jenë me ulje dhe ngritje gjatë gjithë kohës. Po bëtë gabime keni për të pasur probleme serioze edhe më vone. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, përveç shenjave të lodhjes që do ndihen në ditë të caktuara. Në punë do ju bëhen propozime që  nuk duhet t’i humbisni për asnjë lloj arsyeje. Prej tyre jeta juaj do ndryshojë njëherë e përgjithmonë.

Virgjëresha

Ju që jeni në një lidhje do kaloni një javë harmonike dhe pa probleme. Si ju ashtu edhe partneri do jeni gati të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm për të përjetuar sa më shumë kënaqësi. Ju beqarët do keni një periudhe të paqëndrueshme. Herë do iu duket sikur do afroheni me personin që pëlqeni e herë do iu humbasin shpresat plotësisht. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura dhe do ja vlejë te bëni edhe investime të guximshme. Gjendja shëndetësore mund të kaloje edhe vështirësi. Mbani larg kafshët shtëpiake dhe kujdes nga ndryshimet e klimës. Në punë ka rrezik që në disa momente situata t’iu ndërlikohet tej mase dhe do keni nevojë për mbështetje.

Peshorja

Gjatë kësaj jave do ndiheni si të bllokuar dhe do ju vijë shumë inat për këtë gjë. Ju të dashuruarve shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Në disa momente do keni edhe konflikte me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët do keni ditë të ndërlikuara e të ngarkuara me punë kështu që nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Në planin financiar problemet kanë për të qene të vazhdueshme nëse nuk merrni masa dhe nuk kërkoni ndihmën e specialistëve. Sipas Dritare.net, shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm dhe nuk priten as shqetësime nga barku apo shpina. Në punë fati do jetë me ju dhe do ju hapen horizonte të reja. Jave goxha pozitive pritet që të vijë.

Akrepi

Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Ju të dashuruarit edhe pse mund të keni angazhime pafund, do gjeni hapësira të lira për të kaluar kohë me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen më shumë se më parë. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dashuria t’iu bjerë nga qielli, por duhet të shfrytëzoni çdo rast që do iu jepet për njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur.

Shigjetari

Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Në jetën tuaj në çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjithë kohës. Nuk do jeni aspak të qetë dhe ndonjëherë do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Ju beqarët do bëni çmenduri gjatë gjithë javës vetëm e vetëm që të afroni një person interesant. Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje. Në punë do jeni autoritarë dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes.

Bricjapi

Do preferoni të mendoheni e të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit edhe pse nuk do keni shumë kohe për të qëndruar me partnerin tuaj do gjeni kohë dhe do i sqaroni edhe dyshimet që keni pasur. Harmonia dhe buzëqeshja do ju rikthehen si më parë. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar sepse personat që mund të afroni pas vetes mund t’iu krijojnë më shumë çaste të hidhura sesa të gëzuara. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe kjo ka për të sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku të cilat nuk duhen lënë pas dore. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni.

Ujori

Kjo jave do jetë shumë e paqëndrueshme. Për ju të dashuruarit herë do mbizotërojë harmonia e herë tensioni prandaj nuk do jeni plotësisht të qetë. nëse jeni beqarë nuk duhet të hidhni hapa të pamenduara mirë sepse situata mund t’iu dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe do lëndoheni më shumë nga sa mund ta kenë imagjinuar. Me financat bëjini mirë llogaritë dhe mos u nxitoni të kryeni shpenzime. Hua mos merrni për asnjë lloj arsyeje sepse ato mund t’iu hapin probleme të tjera. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer kështu që merrni ndonjë kurë me vitamina për të rifituar energjinë. Në punë do ndodheni shpesh në vështirësi dhe nën një klimë të trazuar.

Peshqit

Do keni edhe dite te trishtuara. Nëse keni një lidhje partneri, në një pjesë të mirë të kohës, do jetë i zënë me angazhime dhe nuk do ketë kohën e dëshiruar për ta kaluar me ju. Shpesh do mbeteni vetëm dhe do e vuani këtë gjë. Ju beqarët do ndeshen me persona që dikur i kanë pasur partnere dhe kjo do i lëndojë e do ua heqë dëshirën për të kërkuar persona të rinj. Në planin financiar çdo gjë do ju shkojë më së miri nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në të kundërt duhet të bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë sidomos pas të mërkurës. Në punë mos u tregoni gjaknxehte sepse do e humbni tërësisht fillin dhe do gaboni.

Please follow and like us: