SHKATËRRIMI I VARREVE TË TË RËNËVE NË AHVAZ SHËNON AKTIN MË TË ULËT MORAL, TË REGJIMIT TË MULLAHËVE, NË IRAN…!
Dashamir Uruçi
Lexova me zemër në dorë thirrjen e Maryam Rajavit, drejtuar Institucioneve më të larta dhe disa Organizatave Botërore për ndalimin e një akti barbar, kriminal e antinjerzor: prishjes së varreve të qindra e mijra të rënëve, në masakrat e vitit 1988, të kryera nga regjimi arbitrar i MULLAHËVE, kundër popullit të vet.
Prej shumë kohësh nuk kisha dëgjuar, të prekeshin varret e të vdekurve, varret e atyre që nuk janë më, duke lënduar me mijra familjare brenda dhe jashtë Iranit, duke lënduar një popull të tërë të ngritur në këmbë, të ngritur kundër pushtetit tiranik të Mullahëve dhe këtë herë me armë në dorë, deri në fitoren e lirisë e të demokracisë…!
Thirrja e zonjës Rajavi është thirrja e një gruaje heroinë që shkon përtej interesave të një lëvizje politike apo të një populli të vetëm.
Roli i Iranit për paqen dhe sigurinë në rajon, ndikon drejtëpërdrejtë edhe për paqen dhe sigurinë në botë…!
Fuqitë e mëdha, po bëhen gjithnjë e më të kujdesshme, për zhvillimet politike në Iran.
Ato po bëhen gjithnjë e më të vendosura, në përkrahjen e OPOZITËS IRANIANE e të lëvizjes mbarëpopullore,
“PËR IRANIN E LIRË E DEMOKRATIK”.
Metingu madhështor i Parisit provoi se kjo lëvizje vizionare, nën drejtimin e zonjës Maryan Rajavi është një lëvizje e drejtë, e mbështetur në kërkesat shumëvjeçare të popullit Iranian për liri.
Kjo lëvizje, ka siguruar tashmë, jo vetëm përkrahjen e popullit por edhe të vendeve më të zhvilluara e më demokratike në botë.
IRANI KA NGRITUR KRYE DHE POPULLI IRANIAN, KA NEVOJË SOT, MË SHUMË SE KURRË, PËR NDIHMËN E PËRKRAHJEN E TË GJITHË POPUJVE LIRIDASHËS, NË BOTË…!
UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE.