Albspirit

Media/News/Publishing

Luigj Dushaj: Si më pushkatuan babain, pse ishte kundër komunizmit

Në 19 korrik 1946, gazeta “Bashkimi” e asaj kohe shpall vendimin e gjyqit të Shkodres kundër 21 të akuzuarve si kriminele lufte dhe armiq të popullit, pjesëmarrës në “Kryengritjen e Malësisë së Madhe”, Llesh Marashi, Alfons Tracki, Kole Ashiku dhe Nikollë Deda, të dënuar me vdekje me pushkatim. Luigj Dushaj, djali i një prej të dënuarve në këtë gjyq, flet për gjithë këtë kalvar mundimesh dhe vuajtjesh që kanë shoqëruar atë dhe familjen e tij për vite e vite të tëra.

Babai juaj Nikollë Preng Deda, ç’lidhje kishte me të dënuarit e tjerë?

Ishte arsyeja e veprimtarisë së tij 4 vjet para së të marrin pushtetin komunistët, ai ishte punë 3-4 vjetësh kryetar komune i Malësisë së Madhe në Shkrel. Më kanë ndalur shumë njerëz dhe me kanë thënë se ai na ka ndalur dhe na ka grumbulluar të rinjve që në ’38-tën dhe na ka thënë që të keni kujdes se Shqipëria mund të rrezikohet nga bolshevizmi. Ka pasur shumë shoqëri me njerëz tamam intelektuale, si Kolë Ashiku e të tjerë, prandaj i kane ditur ata punët mirë. Dhe prej kësaj ai ka kryesuar së bashku me Prek Calin, Llesh Marashin e më të tjerë, dhe kështu ndodhen kryengritjet e para në radhët komuniste kundër atij sistemi që donte të vinte. Me siguri që mungesa e organizimit e shumë gjëra të tjera çuan që ata të dilnin në mal. Ata e kishin nënshtruar dhe Malësinë e Madhe, një pjesë të mirë të saj. Babai në atë kohë ishte 36-37 vjeç, kishte disa miq, kishte motrën e vet të martuar atje ne Dragan. E mbajtën 18 muaj, duke i çuar për të ngrënë e të gjitha.

Mbaj mend që thonë se ai asnjë ditë nuk pranonte t’i çonin ushqimin për të ngrënë, nëse nuk i çonin dhe gazetën. Për këtë, bënin disa orë rrugë nga Shkodra në Koplik për t’i çuar atij gazetën. Pas 18 muajsh dhe pas shume përpjekjeve e shumë vuajtjeve të medha të kësaj familje te Lek Mirukaj, familje shume e mirë malësore, me tradita te mrekullueshme, ku here pas here forcat partizane në atë kohë i kanë bërë tortura dhe presione nga më të ndryshmet, derisa një person të asaj shtepie e kanë mbytur duke e rrahur, Gjon Lekë Mirukaj e kishte emrin ai, kanë kërkuar largimin e tij. Atëherë këta kanë shkuar dhe i kanë thënë babit tim: Nikolle, ne bejme dhe do te bejme tere jeten per ty. Si mendon ti a te cojme diku pertej kufirit, ik ne Itali apo diku tjeter dhe shpeton nga kjo pune? Absolutisht nuk e le Shqiperine i eshte pergjigjur babai im. Por une ju kuptoj shume mire meqe ka ardhur puna deri ketu sa te ju vrasin te gjitheve si familje, thuaji Bejto Fazlise, njihet ne Shkoder ai, ka thene Nikolla se une dorezohem me nje kusht: Te shkojme poshte te motra ime, te gjithe se bashku si jemi, sepse ai ka pas mbaruar shkollen me Bejton, te shkojme te hame e te pime si vellezer, por nuk dua te me lidhni deri ne Shkoder. Ata i kane dhene fjalen qe nuk te lidhin, duke bere qe te shkohet me qetesi deri ne vendin e caktuar. Eshte dorezuar, i kane treguar vendin atyre, e kane marre babain, kane ngrene tek halla ime, pra te motra e atij, pastaj e kane lidhur. Ua ka bere me gisht babai atyre dhe i ka thene: Bejto u kam njohur me kohe si burra te pabese, me ke cuar fjale se nuk te lidhi. Ne fund e kane sjelle ne Shkoder e keshtu ka qendruar disa muaj dhe pastaj eshte pushkatuar me vendim te gjykates, me prokuror Aranit Celen, se ato gjyqe kane vazhduar here pas here.

Une i mbaj mend, kam qene vetem 4 vjec e gjysme, por e mbaj mend dhe kur kam hyre ne gjykate kembezbathur, sa qe habitem dhe sot se si kam hyre, dhe ai eshte denuar bashke me Kole Ashikun, Llesh Marashin, Dom Alfons Trackin, Kel Abatin, jane denuar tek nje kinema e bukur qe ka qene atehere ne Shkoder dhe eshte djegur. I kane lidhur ne “pjace”, si i themi ne ne Shkoder te “Kafja e Madhe”, dy nga dy i kane rrethuar dhe te nesermen e mbaj mend edhe sot qe nuk me iken asnjehere kjo gje se normal, eshte babai, dhe kushdo me qene jo vetem babai, ka qene 17 korrik 1946, kur ne mengjes nga ora 4 e gjysme e mengjesit, kishim fjetur jashte se na i kishin marre edhe luget e shtepise, shtruar ca shtresa se ishte vere atehere, kane kercitur automatiket, plumbat e pushkeve pas varrezave katolike te majave ne Shkoder. Une kam qene shume i vogel dhe nuk mbaj mend shume mire, por mbaj mend qe nena ime dhe nena e babait u cuan ne kembe dhe bertiten me te madhe se e dinin qe jane pushket qe po vrisnin ata djem te rinj. Atehere e mbaj mend mire fort kur me ka marre nena e babait per dore, se nuk e kemi pasur shume larg shtepine nga aty dhe me ka cuar tek varrezat, aty ishin ata ushtaret me pushke, duke vajtuar donte te hynte tek i biri por nuk e lane. Ajo ishte grua e forte, nuk e di as une se si i dha zoti force e u fut brenda dhe i ra siper, ata e kapen nga krahu dhe i qorruan dhe syrin me tyten e pushkes. Kete nuk e harroj deri sa te vdes.

Çfare ndodhi me ju?

Vazhdoi persekutimi per 50 vjet. Me mua personalisht, me nenen time, me vellezerit, me motren. Absolutisht nje fukarallek i madh shpirteror, ekonomik dhe ne te gjitha drejtimet. Kater jetime pa asgje ne shtepi, absolutisht asnje ndihme, asnje lek, asgje fare. Sepse babai im nuk ka qene nje njeri qe ka fituar shume para, ka qene nje njeri i thjeshte, nje punetor i ndershem, nje nepunes i ndershem, ka bere nje shtepi te vogel ne lagjen “Skenderbeg” ne Shkoder, dhe kemi jetuar per bukuri. Por edhe ato qe kishim na i moren dhe ne na shkoi jeta si fukarenj te shkundur dhe ne rritje e per cdo vit persekutimi shtohej se ne shkonim duke u rritur dhe duke perballuar ne kurriz kete persekutim. Nderkohe qe nena punonte me kazme ne fidanishten pyjore. Fillimisht e futi doktor Borja, nje doktor shume i njohur ne Shkoder qe e njeh gjithe Shqiperia, e futi ne spitalin civil ne Shkoder si sanitare ne kirurgji. E moren vesh dhe pak me vone e hoqen nga puna, sepse ishte e shoqja e filanit. E cuan ne fidanishten pyjore me kazme, kishte nja tre vajza te reja qe punonte me to, ishin vajza te mrekullueshme dhe ato ishin si puna jone dhe i kishin futur ne kazme. I rrinin afer dhe i mbante afer, pasi dhe i keshillonte. Punonte me kazme dhe atehere me sa mbaj mend une merrnin 1500 leke ne 15 ditesh. Por e hoqen dhe nga ajo fidanishte se ishte pak si privilegj, ngaqe ishte afer shtepise dhe e cuan ne Bushat. Ka shkuar cdo dite nga Shkodra ne Bushat, ne kembe dhe ka punuar gjithe diten ne kazme dhe eshte kthyer nga Bushati me njemije halle, me kater jetime dhe me nenen e babait 80 vjece e cila dhe luajti mendsh se s’bente pune tjeter vetem mbante fotografine dhe thoshte: Si ma vrate djalin kot? Mbarova shkollen 7 vjecare se ka qene 7 vjet atehere, kishin nevoje per mesues dhe kete e dinte gjithe Shqiperia, ata qe jane te vjeter. Ne ate kohe nuk shikohej biografia per shkollen e mesme pedagogjike, kishin nevoje per arsimtar dhe daja im me futi ne pedagogjike. Kreva shkollen pedagogjike dhe me cuan mesues ne Lezhe. Qendrova 3-4 vjet ne Lezhe mesues, ne nje nga ato vende dhe ne Trashan te Zadrimes qe nuk e harroj kurre nje njeri qe quhej Padro Filip Mazreku, njeri i mrekullueshem, kam mesuar shume prej tij. Por per 3-4 vjet me moren ushtar ne repart pune. Atje nuk me lejuan me prek pushke me dore, absolutisht jo vetem mua por edhe te tjereve. U ktheva ne Shkoder pasi mbaroi dy vjecari, per arsimtar absolutisht jo, mbaroi ajo pune, me arsimtar nuk perfitoje, sepse filloi lufta e klasave perseri. Keshtu ka vazhduar jeta ime deri sa kam ikur ne 90-ten qe me kane pushuar 5 here nga puna. Kur e merrnin vesh se eshte i biri i filanit me pushonin nga puna, me ka ndodhur qe nder keto 5 heret deri ne 6 vjet nuk kam firmosur ne bordoro absolutisht. Si kam jetuar? Une kam bindje se Zoti eshte i madh, mua me ka ardhur gjithmone per pikture, vazhdoja pikturen por nuk kisha asnje mundesi. Fillova te bej centro, fshehurazi kam hapur vrime tek dera e oborrit dhe sa here trokiste dera e oborrit asnjehere as une, as gruaja dhe as djali im nuk e hapnim deren pa shikuar se kush eshte se ekzistonte frika se mund te me arrestojne. Kam ardhur dhe deri ne Tirane me biciklete, kam sjelle centrot, i punoja disa jave rresht disa komplete, anije me vela, me fshehtesine me te madhe se kishim frike se do te behej shkak te me fusnin ne burg. Ashtu ne fshehtesi kam arritur te shes centro, anije, allcina, por dhe mua si person me vinte shume keq ti them dikujt a deshironi te blini nga keto, lere pastaj qe edhe shitja ne rruge ishte e ndaluar. Te betohem qe nuk ka dyqan ne tirane qe nuk e ndaloja bicikleten dhe, p.sh e merrja te centron dhe e fusja ne nje dosje kartoni dhe e ktheja pak kartonin qe te dukej pak centroja qe ishte ajo lulja e punuar, u thoja: A keni kafe? Jo s’kemi thonin ata, se ku gjendej kafja atehere. Ata e shihnin centron dhe me thonin, ua po kjo c’eshte? Centro, u thoja une. Po ku e gjete mor, a ben ti shoh, sa te bukura qenkan. Une kam arritur te shes me qindra centro se me ndihmoi zoti. Me vone nuk duhet ta harroj kurre ka qene nje mjek , doktor Sander Pashka, neuropsikiater qe jam rritur me te, ai ka vdekur tash nja 5-6 vjet dhe nuk ia harroj kurre. I vetmi person drejtor spitali ne neuropsikiatri, dy here me ka futur ne pune personalisht ai vete vetem se i ka ardhur jashtezakonisht keq, pa i thene askush, dhe me ne fund heren e fundit pas 6 vjetesh qe me kane lene pa pune me ka futur diku ne rehabilitim ne psikiatri ne spitalin neuropsikiatrik ne Shkoder dhe kam punuar 5 vjet.

Ka pasur momente qe ju kane provokuar ose ju keni qene ne pragun e burgut sic mund te ndodhe me kedo te asaj shtrese?

Kur isha destinator ne Fushe-Arrez mbaj mend qe kishin futur ne burg nje rrobaqepes Kolec Trabuini. Me thirren dega e brendshme e Pukes urgjent. Une isha ne Shkoder dhe me thone te vish urgjent se te kerkon shefi i deges se brendshme. Te them te drejten kisha shume frike se thoja pse po me kerkojne ata mua, por me siguri thashe me ka treguar ndokush dhe po me therrasin. Me kane bere nje presion te jashtezakonshem se ata donin qe te me fusnin dhe mua ne ate valle qe Koleci ka share partine edhe Enverin me ty sa here qe keni qendruar ne Fushe-Arrez. Ne menyren me absolute deri ne fund, me kane bere presione nga me te ndryshmet, dhe pastaj ne fund me kane thene: Mire, i kujt je ti? I filanit i kam thene. Pse te ka vdekur babai me kane thene? Ate une nuk e di, e ka vrare pushteti dhe nuk di asgje me shume. Kam pasur dhe presione te tjera. Ne ndermarrje per shembull, jane futur njerez te me provokojne, provokime te qarta, ne lagje mbaj mend qe kane ardhur njerez te lagjes. Ne dege te brendshme me kane thirrur per disa pllaka qe pata blere, vetem te me fusin ne burg. Eshte shume e cuditshme se si nuk me kane futur.

Megjithate ju me thate se patet fat se krijuat nje familje sepse njerezit qe ishin te cenuar ne biografi e kishin te veshtire te krijonin dhe familje apo jo?

E veshtire ka qene pa diskutim. Une krijova familje, u martova me nje grua qe faleminderit Zotit, jam shume i lumtur me te, ajo ishte mesuese atehere, ishte ne qytet dhe e cuan neper fshatra.

Vijme ne vitin 1989 ku ndjehej pak si te thuash era e ndryshimeve.

Ne 1989 atehere une punoja ne spitalin psikiatrik, kur plasi ajo pune. Une kam qene ne Tirane ate dite, me duket ka qene nata e Krishtlindjeve ose nje nate perpara, aty e kam kuptuar qe ka mbaruar ajo pune. Edhe vazhdoi, sic e dini te gjithe se si shkoi puna ne Shqiperi. Per mendimin tim shkendia me e madhe dhe e para ka qene ne Shkoder me rrezimin e bustit te Stalinit, aty une kam qene nder ata me kryesoret, me Dede Kasnecin, Flamur Elbasanin, Gjergj Bivallin e me radhe qe hengren burg e qe per mendimin tim duhet me i cu edhe ne permendore. Kane dale trakte me 13 janar, nje nate perpara kane dale trakte nga shtepia ime dhe Dede Kasneci ka ardhur t’i marre bashke me nipin e tij. Pra jam aktivizuar aq sa kam mundur, ndodhi cfare ndodhi, pra u shtyp ajo, se ishte ne heshtje ajo demonstrate ne Shkoder, ne 90-ten u mbyll pastaj ajo pune. Por une e di se si eshte e verteta te gjithen. Pastaj vazhdoi ne Kavaje, studentet e keshtu ka vazhduar. Nuk durova me dhe kam shitur shtepine 1000 dollare dhe kam ikur me gruan dhe femijet ne Berlin, nga Berlini ne Suedi.

Please follow and like us: