Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Margarita Kola

 

 

Si i vetmi i pavdekur kujtim…

 

S’e kisha kuptuar deri atë natë

Me shi yjesh…që vdekshëm bien…

Se në asgjë shkojmë dhe vijmë…

Ngelet veç mendimi bjerrë nga koha…

Si i vetmi i pavdekur kujtim…

 

Vera që deh më fort…

 

As sot se di çfarë më pëshpërite atëhere…

Fjalët si kuptoja si sot…

Por magjia e pranisë tënde….

Me kohën që shkon

Është vera që deh më fort…

 

Kam arritur qiellin…
Kam arritur qiellin…

Detin dhe Tokën kam zbuluar…
Kam puthur Lumturinë…
Parajsën dhe Ferrin kam zbuar…
Nuk marr frymë…frymë jap…
Të kam gjetur TY…

 

Unë, zoti dhe deti…

 

Unë që frymoj…

Deti që dallgëzon…

Dhe Zoti që bekon

Miqësinë TONË…

 

Kam kohë që jetoj për dy!

 

Kam kohë që ditët i mas me diellin e syve të tu…

Kam kohë që netët i ndriçoj me ëndrrat për ty…

Kam kohë që murosem nën kumtin tënd….

E gjallë dhe e vdekur… hije me frymë….somnambul pa sy…

Kam kohë që jetoj për dy!

Please follow and like us: