Albspirit

Media/News/Publishing

Mark Ruci: NË TEPELENË, PËR DEKORIMIN DY NËNAVE MIRDITORE!

 

Në Tepelenë u përkujtua DITA EUROPIANE E VIKTIMAVE TË SISTEMEVE TOTALITARE dhe sëbashku me pinjollë të familjeve të internuara në kampin famëkeq të Tepelenës: Mëlyshi, Marku, Gjikolaj, morëm pjesë në aktivitetet e organizuara nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.

Diktatura komuniste përndoqi në këtë kamp mbi 5000 persona, ndërsa brenda tij humbën jetën rreth 300 fëmijë mes viteve 1949- 1954.

Shumica e familjeve të persekutuara vinin nga veriu i vendit dhe vetë kampi ishte përgjigja e qeverisë komuniste ndaj grupit të familjeve të njohura si “Rezistenca e Maleve“ që kundërshtuan me armë vendosjen e diktaturës në Shqipëri, si famijet e nderuara të Gjomarkajve, Mëlyshit, Marku, Lleshaj, Lufit, Gjini, Mirakajve, Muharrem Bajraktarit etj.

Në këtë ceremoni përkujtimore u dekoruan dhe dy nëna mirditore Gjela dhe Mrika Gjikolaj, që varrosën vetë vajzat e tyre 3 vjecare, pranë kampit, për t’i rigjetur, rivarrosur dhe për t’iu siguruar një vend prehje të identifikueshëm vetëm pas 55 vitesh.

Megjithëse në moshë shumë të thyer, mbi 90 vjecare, nëna mirditore Gjela Gjikolaj dhe vajza e Mrikë Gjikolaj, pas një udhëtimi të gjatë, morën pjesë në ceremoni, në sajë të përkujdesjes së të afërmit të saj, Vladimir Gjikolaj.

Në këtë aktivitet pati dhe zëra potentë si kryebashkiakja e Shkodrës znj. Voltana Ademi, që apeluan se kjo shtresë shoqërore edhe sot janë pjesa më e dhimbshme e ndërgjegjes së shoqërise shqiptare, për të cilët jo vetëm kujtesa, por mbi të gjitha vlerësimi i pandalshëm i vuajtjeve dhe sakrificave do të ishte rruga më e mirë për kurimin e plagëve!

Vetëm KUJTESA do të shërojë plagët e tyre dhe vetëm KUJTESA do të bëjë të mundur që të rinjtë e sotëm dhe brezat e ardhshëm të njohin të vërtetën e dhimbshme të diktaturës komuniste shqiptare!

Gjej rastin të falenderoj deputetin e PD z. Tritan Shehu, kryetarin e PD Gjirokastër z. Roland Bejko dhe kryetarin e PD Tepelëne z. Vladimir Bakiasi për kohën e qëndrimit mes mirditorëve, pjesmarrës në këto aktivitete.

Fotografia e Mark Ruci

Preng Melyshi, tek vendi ku ka jetuar disa vite ne kampin e Tepelenes.

Fotografia e Mark Ruci

Fotografia e Mark Ruci

Fotografia e Mark Ruci

Fotografia e Mark Ruci

Please follow and like us: