Albspirit

Media/News/Publishing

Butaforia e Bushatit në BBC: Është radha jonë që të shpëtojmë Italinë, t’i kthejmë borxhin e 91-it!

Ndërkohë që Shqipëria është eksportuesi më i madh i emigrantëve në Bashkimin Europian në kontinentin tonë, propaganda qeveritare nuk ndalet së mburruri me 20 refugjatë afrikan afrikanë, që Shqipëria  morri nga Italia.

Pa fryrjes së Edi Ramës në median italiane, sot edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për ”BBC” në emisionin ”Newshour” është shfaqur teje butaforik dhe grotesk, kur ka komentuar këtë akt simbolik për Italinë.

Duke folur për vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë 20 emigrantë nga Eritrea, të cilët ishin bllokuar ndodhen në brigjet italiane. Bushati, ka arritur deri aty sa të deklaroje se Shqipëria do të shpëtojë Italinë, duke i kthyer borxhin për atë që ky vend bëri me qindra-mijë refugjatët shqiptarë, në fillim të viteve 90-të.

“Kur regjimi komunist ishte duke rënë, shumë shqiptarë u larguan nga vendi, për shkak të arsyeve politike, por kryesisht ekonomike. Nuk duhet ta harrojmë historinë tonë të 2-3 dekadave më parë…Po, Italia po na shpëtonte. Shumë shqiptarë u pranuan prej saj gjatë atyre kohëve dramatike. Tani është radha jonë…”, ka deklaruar minstri Bushati për BBC.

Please follow and like us: