Arrestohet kuçovari Bega, i dënuar për prostitucion
Policia e Beratit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Edison Bega, nga Kuçova. Ai ishte dënuar me 6 vite burg. Gjithashtu ai ka qënë i dënuar dhe nga gjykata në Torino për disa vepra penale, si më poshtë:
Njoftimi i policisë:
Vijon plani i masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim
Kapet një shtetas i dënuar me 6 vjet burg
Në zbatim të Planit të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Edison Bega banues në Kuçovë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Penal Nr 159 datë 14.04.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka qënë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale “Pjesmarrje në organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.