Zhduket pa nam e nishan avioni ushtarak rus
Kundër ajrorë sirianë kanë rrëzuar gabimisht një avion ushtarak rus me 14 persona në bord. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes kontaktet me avionin u ndërprenë kur sirianët po i kundërpërgjigjeshin një sulmi izraelit.
Një avion ushtarak rus është zhdukur mbrëmjen e së hënës ndërsa fluturonte mbi Mesdhe duke u kthyer nga Siria. Sipas CNN avioni është rrëzuar gabimisht nga një kundërajror sirian.
Sipas rrjetit informativ, lajmi është konfirmuar nga një zyrtar amerikan anonym. Po sipas këtij burimi në atë moment Damasku po mbrohej nga një sulm izraelit. Avioni është rrëzuar nga një sistem mbrojtjeje kundërajror që i është shitur sirianëve nga rusët disa vite më parë.
Ministria ruse e Mbrojtjes u shpreh se në bordin e avionit ndodheshin 14 ushtarë. Në një deklaratë për media u konfirmua se kontakte me ekuipazhin u ndërprenë në detin Mesdhe 35 kilometra larg brigjeve siriane kur avioni po përpiqej të kthehej në bazën ajrore Heimim. Kontaktet me avionin humbën kur katër avionë ushtarakë po sulmonin objektiva sirianë në provincën e Latakias./abcnews.al