Arditi, statusi prekës për ndarjen nga jeta të Roland Roshit
Ky është statusi më i rëndë i jetës sime!
Babai im, miku im, njeriu më i mirë në botë, sot ndërroi jetë!
Homazhet për Prof. Roland Roshin bëhen nesër në orën 12:00 në RTSH! Përcjellja për në banesën e fundit në orën 14:00 në Sharrë.
Do të doja të shkruaja më shumë por nuk mundem.
Njoftimi i RTVSH
Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme regjisori Roland Roshi. Sipas Televizioni Shqiptar, regjisori është ndarë nga jeta sot pasdite në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në televizionin publik. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, regjisori nuk ka arritur të mbijetojë. Ikja e Roland Roshit, regjisor, pedagog, aktor ka hidhëruar familjen, kolegët, por edhe publikun, pasi për vite të tëra ka qenë folës lajmesh në RTSh. Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura. Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Më pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative. Homazhet në nder të regjisorit Roland Roshi, do te mbahen nesër në orën 12:00. Në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.