Albspirit

Media/News/Publishing

Mario Ciancio Sanfilippo, bosit të medias, i sekuestrohen 150 milionë euro

Gjykata e Catanias ka firmosur një dekret sekuestrimi që bën të dridhet bota e gazetarisë në Italinë e jugut.

Me kërkesë të Drejtorisë Distriktuale Antimafia, editorit dhe drejtorit Mario Ciancio Sanfilippo i janë sekuestruar e konfiskuar mbi 150 milion euro në parà a prona, me akuzën e pjesëmarrjes në shoqatë mafioze. Sekuestrimi prek të përditshmen La Sicilia, ku Ciancio Sanfilippo është drejtor, shumicën e kuotave të Gazzetta del Mezzogiorno të Barit dhe dy emitentë televizivë rajonalë, Antenna Sicilia e Telecolor.

Gjykata ka emëruar disa komisarë gjyqësorë për të garantuar vazhdimin e aktivitet të grupit. Prokuroria e Catanias i kishte hapur hetimet ndaj Ciancios më 2007, por më 2012 kishte kërkuar arkivimin. Kërkesa nuk pranua nga gjytari Luigi Barone dhe hetuesit kërkuarn shtyrjen e gjykimit në dëm të editorit. Para 12 muajve, një gjyqtar tjetër, i treti që merret me çështjen Ciancio në dhjetë vjet hetime, urdhëroi hapjen e procesit për editorin katanez, tashmë 86-vjeçar.

DDA ka ekzaminuar llogari rrjedhëse, polica sigurimi, 31 shoqëri, kuota aksionesh në shtatë shoqëri të tjera dhe të prona të patundshme, duke akuzaur Ciancion për bashkëpunim me Cosa Nostra. Që më 2015, prokuroria kishte bërë të ditur se kishte gjetur 52 milionë euro të depozituara në Zvicër dhe të padeklaruara më parë. Ciancio u përpoq ta justifikonte origjinën e këtyre parave, por pa qenë bindës dhe tani mbi to është vendosur sekuestrimi.

Please follow and like us: