Ish-kancelari gjerman martohet për herë të pestë
Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder do të martohet për herë të pestë në moshën 74 vjeçare. Partnerja e tij është një 49 vjeçare nga Koreja e Jugut. Të ftuar në ceremoni janë dhe presidenti rus Vladimir Putin si dhe ministri i jashtëm turk Cavusoglu.
Një ceremoni martese me 150 të ftuar në hotelin prestigjioz Adlon në Berlin, pranë portës së Brandeburg: në këtë mënyrë do të festojë mbrëmjen e së shtunës martesën e tij të pestë ish-kancelari gjerman socialdemokrat Gerhard Schröder.
74 vjeçari do të lidhet në martesë me koreanojugoren Kim So-Yeon, 49 vjeçe.
Në listën e të ftuarve janë emra si Presidenti i Republikës federale dhe kolegu i Partisë Frank-Walter Steinmeier, ish ministri i jashtëm Sigmar Gabriel, dhe këngëtari i grupit legjendar Skorpion, Klaus Meine.
Por të ftuar janë gjithashtu dhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe presidenti rus Vladimir Putin, një mik i vjetër i tij, por që nuk do të jetë i pranishëm sipas mediave gjermane.
Schröder dhe partnerja e tij janë celebruar katër muaj më parë në Korenë e Jugut.