Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Mimoza PULAJ

Buzeqëshje që shpon

 

 

Shënjestër: ti, ajo…

Rrotull fatit tim

trokitur:

buzeqëshje që shpon.

 

Ju pashë, pa ju parë, projeksione!

 

E pa lëvizur qëndrova, në errësirë.

Me një rreze të kaltër

deri në gjak

më plagoset.

 

Lojë sysh

e kthyer në guxim.

Nuk kisha më frikë.

Më të tmerrshmen errësirë

njoha: ti, ajo…

 

Dhjetor

 

Të gjitha momentet

me shi,

erë,

dëborë,

më trokasin në zemër:

kaldajë që vlon.

Fundi i botës: dhjetor.

Me fëmijërinë më lindi.

Asgjë s’mundem të bëj.

Por nga gjendja e sforcuar

frikë kam.

Harta e dhembjes

mban pak, tashmë.

E çdo agim

e lë të shkojë. Përmbi Himalaja.

Si një buzëqeshje

fëmije.

Please follow and like us: