Albspirit

Media/News/Publishing

Apeli i 3 Dhjetorit, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

 

Xhoi Jakaj

Shumë vite unë kam kontribuar me mbështetje dhe ndihmë për këtë kategori me ndihma ushqimore, veshëmbathje, libra dhe mjete mësomore për fëmijët e tyre.

Ama më së shumti ata kanë nevojë për mbështetje e vëmendje të institucioneve shtetërore, shërbime dhe përmirësim të kushteve jetësore, medikamente të rimbursueshme dhe buxhet të mjaftueshëm, rishikim me kod pune të kontratave  në shtet dhe privat, aty ku ata janë të punësuar.

Mbi të gjitha duhet më shumë dashuri, respekt e mos diskriminim i personave me aftësi të veçanta në familje, rrugë, punë apo shkollë.

Kam fatin të njoh një person që familja i ka imponuar besim, dashuri dhe kurajo gjatë gjithë kohes dhe është studente me rezultate shumë të larta që sot ndihmon vazhdimisht të tjerët.

Dashuria njerëzore na bën të gjithë ne më të mirë e më të pranuar në shoqërinë e tyre…

Një fjalë apo veprim i bërë për ta, të kthehet shumëfish me mirënjohje…

Please follow and like us: