Vargje poetike nga Vera Kurti
Gjurmët e vjeshtës
Gjurmët e vjeshtës janë si gjurmët e shpirtit;
jetojnë gjatë edhe pas “vdekjes” së trupit
janë si rrezet e diellit; e ndriçojnë tokën
edhe kur janë mbuluar prej reve…
Sa herë, që rrugë marr
Sa herë, që rrugë marr
zemra, ca zhurma të pakuptimta
lëshon
përpiqem t’i deshifroj
më kot jap e marr me gjuhën e saj
dhe tulatem, dhe dridhem
si një shpend i sapo lindun…
Më pas, ndjej sërish pëshpërima;
ti, duhet të kish dy zemra,
që, kur udhë të marrësh
njërën ta kesh me vete
tjetrën ta lësh atje…
Ku…
ku ta lë, i them, nxitimthi
nga frika se mos më del prej kraharori
kjo që kam
mua s’më mjaftojnë 100 zemra
dhe trupi mezi më mban një…
Please follow and like us: