Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: SE S’KA NDRYSHE

 

… si për çdo valë q’u përplas në shkumë
dhe erës i dha trupin dantellë, të brishtën vete do mbledhë
në gji të detit përsëri,
në ç’u fry nga dhembje e thellë
më fort të godasë me oshëtimë, klithmë besimi të vrarë,
bregn’ e shkëmbit plak të gërryej me durim, sa i mundur
të rrëzohet thyer në rropamë nga ajo,
që me përbuzje e pa kur e mitur erdh t’i lutet
për çka ish e saj!

Përpara, përballë në atë vijë të vagët vështro, ku tokën e shtrirë
prek ta puthë qielli,
tej në kohërat në skajn e tyre rrekesh t’arrish,
drejt atij dielli, q’agun brenda teje i ndjeve më parë,
nga duar kokallash vjedhacake të rrembesh
të drejtën tënde, se shpëtim nga çdo e keqe që lind
me njerinë, s’është mallkim mjerimi pa fund,
se dëlirësi e shpirt e mbron dhe dashuri e pastër e mirësisë
dhe kush veç teje, më shumë se kushdo,
kurdo, por sot më shumë se
kurrë, kupton të
vërtetën e veprës tënde flamur!

Lart mbaje të valvitet dhe kur plumb mbas plumbi
lëkundet të bjerë, trupat shqyer nga bajonetë mizore
t’këputen larë ne gjak, se je veç ti, trimëreshë bijë prore,
që në këtë luftë, betejë, si dikur, lirinë ke për t’iu sjelle atyre,
q’u vranë pa lindur
a që të vrarë kanë lerë,

rini,
rinia ime, flamurin lart mbaj!

Se me ty dhe pa ty s’bëhet ndryshe,
flakë, flakadan, pishtar!

Fotografia e Emil Asdurian

Please follow and like us: