Albspirit

Media/News/Publishing

Muka i përgjigjet Ramës: Bullizmi është mjet për psikopatët

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka thyer sërish heshtjen pas deklaratës të bëra në adresë të tij nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë një “larvë politike”. Përmes një videoje live në Facebook, Muka është shprehur se  ai nuk do të bëhet pjesë e lojës politike dhe se për këtë arsye ai nuk do të merret me kryeministrin, por me studentët. Ai u ka bërë thirrje studentëve që të vazhdojnë protestën derisa kërkesat e tyre të plotësohen, kjo gjë sipas tij do të përmbysi padrejtësitë në sistemin e arsimit. I ndodhur aktualisht në Zvicër, ish-zv/ministri i është kundërpërgjigjur Ramës se bullizmin e përdor një psikopat dhe jo një politikanë norma. “Bullizmi është një mjet që psikopatët kërkojnë të turpërojnë të tjerët , që të heqin përgjegjësinë e vetes”. 

“Keni bërë shumë gabime, që shprehen në revoltën e rinisë së shpresës. Unë sot nuk do merrem me ju, se ju këtë doni. Unë do merrem me sovranin, rininë. Ju nuk keni ngrohje, juve nuk ju trajtojnë me dinjitet. Ju nuk keni akses në revistat shkencore. Bullizmi është një tjetër shenjë e psikopatisë. Qeveria ka quajtur me rradhë, barkderra,larva, ngelësa etj. Bullizmi është një mjet që psikopatët kërkojnë të turpërojnë të tjerët , që të heqin përgjegjësinë e vetes.  Unë kam qenë përsëritës në disa provime dhe më pas kam studiuar në universitetet më të mira. Një tjetër shenjë e psikopatisë, është sharmi, dukja. Sa pedagogë marrin ryshfetë, jo nuk merren me këta, merren vetëm me pamjen. Qeveritë e këtyre viteve nuk ka qenë fare  të ndjeshme mer ju. Qeveritë psikopatike nuk dënojnë askënd, por përmendin suksesin në mendjen e tyre, atë që ata fabrikojnë. Kjo është ata që bëjnë vazhdimisht dhe unë  e ndjej dhimbjen tuaj. Sot jeni më të zgjuar, keni mbështetës më shumë, keni intelektualët që i keni me ju. Një tjetër cilësi e psikopatizmit, është abuzimi me partnerin apo varësia me lëndët narkotike. Ata nuk kërkojnë në auditorë që kanë plagjiaturë, njerëz të paditur që nuk kanë aftësi të transmetojnë dituri. Rini kam një mesazh për ju, merrni gomën me vete. Fshini krimin në arsim, sillni dritën e diturisë në auditorë, luftoni për prindërit tuaj që luftojnë për ju gjithçka. Ishte fat që isha mes jush. Ftoj ish-kryeministrin e Shqipërisë që të vijë së bashku me mua në sheh dhe të shohim se kë do mbështesë rinia. Ju përshëndes të gjithëve nga Zvicra”, u shpreh ai.

Please follow and like us: