Rrëfenjë nga Viron Kona
“Hani dhe ju ambasadorin tonë!”
Rrëfenjë humoristike
Ambasadori i një vendi të njohur,
pushim fundjavë kishte ato dy ditë,
vendosi që t`i shijonte sa më mirë,
në peizazhin ekzotik të vendit mik.
Shkoi me makinë më larg se ç`duhej,
në një xhungël padashur thellë u fut,
indigjenët kanibalë diçka po prisnin,
ishin t`uritur e n`zjarr shtonin drutë.
Ngjarja sigurisht bëri bujë të madhe,
protestat vazhdonin non stop 24 orë,
me deklarata e me presione kërkohej,
ndëshkimi i njeringrënësve fajtorë..
Disa herë shteti përgjegjës kërkoi falje,
u gjetën fajtorët dhe u dënua ai krim,
por shtetarët e ish ambasadorit fatzi,
s` kënaqeshin duke kërkuar shpagim.
Atëherë u konvertua krimi n`naftë e flori,
me t`cilat vendi fajtor ishte tepër i pasur,
por kërkesat për “shpagim” vinin lumë,
shtoheshin pareshtur, s`kishin të ndalur.
Shtetarët përgjegjës nisën të nervozohen,
përsëritën zë lartë se e kishin shlyer fajin,
e ngaqë kërkesat për zhdëmtim s`ndalnin,
humbën durimin e bënë të njohur lajmin:
“Meqenëse gjuha jonë diplomatike dështoj,
s`patën efekt as zhdëmtimi dhe ndjesa jonë,
për të kompensuar t`keqen që neve ju bëmë,
lutemi, hani edhe juve ambasadorin tonë!”