Netanyahu: Kombi izraelit është krenar për Mossadin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte i pranishëm në një ceremoni të diplomimit të agjentëve të rinj të shërbimit inteligjent izraelit, Mossad.
“I përshëndeta të diplomuarit e Mossadit këtë mbrëmje. Si dikush që miraton akte të panumërta të tyre, unë u thashë atyre sonte se sa krenar jam dhe besoj tek ata dhe sa krenar është i tërë kombi i Izraelit. Faleminderit”, shkruan kryeministri Netanyahu në faqen e tij në Facebook.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe presidenti Reuven Rivlin dhe shefi i Mossad, Yossi Cohen.
Please follow and like us: